Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme

Shko poshtë

Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme Empty Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme

Mesazh nga D3M1 Wed May 30, 2012 11:55 am

Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme Sulmi
Hulumtuesit e sigurisë njoftuan dje se një virus ka qenë duke vjedhur të dhëna në Lindjen e Mesme.Sulmi
keqdashës — i quajtur Flame — kishte operuar që nga viti 2010 dhe duket
të jetë i sponsorizuar nga një shtet, tha gjatë ditës së djeshme
Kaspersky Labs, por nuk dha detaje rreth origjinës së virusit.
Flame
është dizajnuar që të vjedhë informacione për sistemet e caktuara dhe
skedarët e ruajtur e po ashtu edhe përmbajtjet e paraqitjeve të
kompjuterëve dhe bisedat në audio.
“Ndërlikueshmëria dhe
funksionimi i programit të ri të sulmuar, kalon të gjitha kërcenimet
kibernetike të njohura gjer më sot,” tha Kaspersky Labs në një deklaratë për shtyp rreth këtij sulmi keqdashës të sapozbuluar.
Virusi
është rreth 20 herë më i madh se Stuxnet, një sulm keqdashës që kishte
shėnjestër një objekt nuklear iranian. Përqendrimi më i madh i makinave
të infektuara janë në Iran, duke u ndjekur pas nga regjioni i
Palestinës, pastaj Sudani, Libani, Arabia
Saudite dhe Egjipti.
“Gjetjet
preliminare të hulumtimit të kryer për një kërkesė urgjente nga ITU,
pranojnë natyrën e shënjestruar nga ky program keqdashės,” tha në një
deklaratë, Alexander Gostev, shef i ekspertëve në Kaspersky Lab.
“Njėri
nga faktet më alarmuese është që fushata e sulmit kibernetik Flame
është për momentin në fazën e vet pozitive dhe operatori i vet është në
vazhdimësi duke i mbikëqyrur sistemet e infektuara, duke grumbulluar
informacione dhe duke shënjestruar sisteme të reja për të arritur
qëllimin e vet.”
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Sulm masiv kibernetik në Lindjen e Mesme Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi