Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kada-Bujupi: “Vetėvendosja” qesharake dhe e papjekur

Shko poshtė

Kada-Bujupi: “Vetėvendosja” qesharake dhe e papjekur Empty Kada-Bujupi: “Vetėvendosja” qesharake dhe e papjekur

Mesazh nga Zyma Wed Aug 22, 2012 4:42 pm

Anėtarja e kryesisė sė AAK-sė, Donika Kada-Bujupi i ėshtė kundėrpėrgjigjur Lėvizjes Vetėvendosje, drejtuesit e sė cilės njė ditė mė parė, i kėrkuan AAK-sė qė mos tė hyjė nė Qeveri me PDK-nė, ndėrsa ironizuan me Blerim Shalėn, duke thėnė se ai mund tė bėhet vetė pjesė e koalicionit nėse dėshiron, por pa AAK-nė. Deputetja e AAK-sė, i quan kėto deklarata qesharake dhe papjekuri politike nga ana e Vetėvendosjes.

“Aleanca i ka strukturat e veta, e ka kryesinė, kėshillin drejtues, i ka degėt, i ka njerėzit tė cilėt nė takimet e ndryshme marrin vendime pėr veten. Prandaj, njė pėrzierje e tillė ėshtė mė tė vėrtetė qesharake dhe tregon se kėta njerėz nuk kanė pėrvojė politike dhe e kanė humbur rrugėn nė oborr”, tha Kada-Bujupi pėr Radio Kosovėn.

Njė ditė mė parė Glauk Konjufca nga Lėvizja “Vetėvendosje” i ka konsideruar politikisht korrekte pėrzierjet nė njė subjekt tjetėr politik.

“Ne merremi me tė gjithė, sepse ne jemi kėtu nė Kosovė dhe subjektet politike i takojnė Kosovės, kurse vendimet iu takojnė atyre”, ka thėnė Konjufca njė ditė mė parė nė njė konferencė pėr media.

Deklaratat e Konjufcės ėshtė plotėsuar nga nėnkryetari i “Vetėvendosjes”, Shpend Ahmeti.

”Ēka do qė mund tė bėjmė qė ta shtojmė presionin publik ndaj partive tjera pėr tė mos u bėrė pjesė e valles, ne do ta bėjmė”, tha ai.

Anėtarja e kryesisė sė AAK-sė, Donika Kada-Bujupi, u jep pėrgjigje kėtyre deklaratave. Ajo thotė se udhėheqėsit e “Vetėvendosjes” kanė nevojė pėr ligjėrata patriotike, sepse shumica prej tyre kanė ikur nga Kosova nė kohėn e luftės, teksa pėr udhėheqėsit e AAK-sė thonė se janė pikėrisht kėta njerėz qė kanė dėshmuar se dinė t’i dalin zot vendit.

“Ėshtė lehtė tė jesh komandant pas betejės. Ne e dimė qė Aleanca ėshtė dėshmuar me kohė, vijat e saj i ka mbajtur ēdo herė dhe nuk kemi nevojė pėr leksione patriotike”, tha ajo.

AAK-ja ka disa ditė qė zyrtarė tė kėsaj partie dalin me deklarata tė ndryshme sa i pėrket hyrjes nė koalicion qeveritar me PDK-nė.

Kada-Bujupi thotė se nė momentin kur kjo do tė jetė temė pėr t’u biseduar, do tė diskutohet brenda strukturave vendimmarrėse tė partisė, por kjo do tė ndodhė atėherė kur tė kthehet lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj.

Kada-Bujupi: “Vetėvendosja” qesharake dhe e papjekur F1_22kada1345632256
Zyma
Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 40
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
Kada-Bujupi: “Vetėvendosja” qesharake dhe e papjekur Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Kada-Bujupi: “Vetėvendosja” qesharake dhe e papjekur Right_bar_bleue

Registration date : 25/06/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi