Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan

2 posters

Shko poshtė

Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan Empty Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan

Mesazh nga Zyma Mon Mar 15, 2010 8:48 am

Bota iu shemb LDK’sė mbrėmė nė
Gjilan. Fatmir Rexhepi u mund pėr tė tretėn herė. Kėsaj radhe, me mbi
5.000 vota mė shumė. Me fitoren e Qemajl Mustafės, PDK konfirmoi mė tej
fuqinė e saj politike. Qytetarėt nuk pėrtuan tė dalin, ndėrsa procesi
zgjedhor u vlerėsua pėrgjithėsisht i rregullt.


Partia Demokratike e Kosovės ka ndezur
fishekzjarrėt nė Gjilan, tė dielėn mbrėma, pak orė pasi qė u mbyllėn
kutitė e votimit, nė tė cilat qytetarėt e thanė pėr tė treten herė
fjalėn e tyre brenda pesė muajve.

Njerėzit mbushėn sheshin kryesor tė qytetit, duke brohoritur emrin e njeriut qė do t’i udhėheq pėr katėr vitet e ardhshme.

Kandidati
i PDK’sė, Qemajl Mustafa u konfirmua fitues, pėrballė rivalit nga
Lidhja Demokratike e Kosovės, Fatmir Rexhepi, nė tė cilin Fatmir Sejdiu
i kishte varur shpresat e fundit “pėr njė fitore morale”.

Por jo.

LDK,
tė dielėn, sėrish humbi nė Gjilan, pėr tė tretėn herė, ashtu sikurse
humbi tri herė edhe nė Prizren dhe Lipjan. Pavarėsisht qė kandidati i
saj mbėshtetej edhe nga AAK dhe LDD.

Rezultatet preliminare, tė
shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Koalicioni “Demokracia nė
Veprim”, vėrtetuan fitoren e PDK’sė, e cila nė Gjilan mbėshtetej edhe
nga AKR dhe ORA.

KQZ, pas mesnatės, i ka publikuar rezultatet e saj preliminare.

Kryetarja
e KQZ’sė, Nesrin Lushta tha se PDK ka marrė 20.071 vota ose 58 pėr
qind. Derisa LDK, sipas saj, ka marrė 14.506 vota ose 42 pėrqind.
“Kėtu
nuk janė llogaritur votat me kusht. Besoj se brenda javės do t’i kemi
rezultatet pėrfundimtare”, tha Lushta, nė njė konferencė pėr media.
Rezultate tė ngjashme ka dhėnė edhe “Demokracia nė Veprim”.

Ky
koalicion njoftoi se PDK ka fituar nė Gjilan me njė diferencė prej
5.100 votave epėrsi ndaj LDK’sė. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga
“Demokracia nė Veprim”, PDK ka fituar 58.1 pėr qind tė votave, kurse
LDK 41.9 pėr qind. Konfirmimin e fitores sė PDK’sė, zyrtarėt e
“Demokracisė nė Veprim”, e kanė bėrė gjatė njė konference pėr media, me
ē’rast kanė treguar se kandidati i PDK’sė, Qemajl Mustafa, ka marrė
gjithsej 19 mijė e 852 vota, ndėrsa ai i LDK’sė, Fatmir Rexhepi, 14
mijė e 306 vota.

Paraprakisht fitorja e PDK’sė nė Gjilan ėshtė shpallur nga Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi.

“Kryetari
i tanishėm, Qemajl Mustafa edhe pėr katėr vitet e ardhshme do t’i prij
Gjilanit, sepse ka gėzuar mbėshtetjen e plotė tė qytetarėve me mbi 5
mijė vota pėrballė kundėrkandidatit tė tij. Qytetarėt e Gjilanit sot
treguan nivel tė lartė tė pjekurisė demokratike”, ka thėnė Kuēi.

Kandidati i PDK’sė, Qemajl Mustafa duke shpallė fitoren e tij ka gjuajtur me fjalė kundėrkandidatin nga LDK.

“Me
kėtė fitore ėshtė pėrmbytur njė jugo-mentalitet. Ėshtė pėrmbytur edhe
Fatmiri lokal edhe Fatmiri President”, ka thėnė Mustafa.

Fatmir Rexhepi ka pranuar humbjen, po ashtu, me fjalė tė kėqija pėr PDK’nė.

“Kėsaj
radhe nuk ka fituar demokracia, por ka fituar PDK’ja. U ble demokracia,
fitoi mielli dhe sheqeri. Pra, fituan me pehlivana dhe jovana”, ka
thėnė Rexhepi.
Mustafa, ndėrkaq, ka thėnė se nuk ka pranuar ndonjė
telefonatė nga rivali, duke theksuar se ka probleme me kartelėn e
telefonit. Sidoqoftė, ai ka thėnė se pret njė thirrje nga Rexhepi
ditėve nė vazhdim.

Rivaliteti i dy kandidatėve, i cili
zgjatuar qė nga tetori i vitit tė kaluar, ka vazhduar menjėherė pas
mbylljes sė vendvotimeve. Mustafa e Rexhepi nė pėrgjithėsi kanė folur
pėr njė proces tė rregullt zgjedhor, por nuk kanė lėnė pa sulmuar njėri
tjetrin.

“Ai mund t’i bėjė qejf vetit sepse ai as nuk ka qenė
kryetar e as nuk do tė jetė”, ka thėnė kandidati i LDK’sė, disa ēaste
pas mbylljes sė vendvotimeve.

Parregullsi...
Procesin
zgjedhor tė sė dielės nė Gjilan e kanė pėrshkuar njė varg parregullsish
nėpėr vendvotime tė ndryshme. Kjo ėshtė konstatuar nga subjekte tė
ndryshme tė cilėt e kanė vėzhguar nga afėr procesin zgjedhor nė Komunėn
e Gjilanit.

Nė orėt e mbrėmjes kandidati i LDK’sė ka akuzuar
kampin e PDK’sė pėr kontrabandim tė 420 votave tė komunitetit serb. Por
Rexhepi ėshtė shprehur i bindur pėr fitore.

Gjilani, tė dielėn, ėshtė vizituar edhe nga diplomatėt perėndimorė.

Ambasadori
amerikan, Christopher Dell ka thėnė se, gjatė vizitės sė tij nė njėrėn
nga vendvotimet, ka dėgjuar pėr ankesa tė aktivistėve, por ka theksuar
se “nuk ėshtė gjetur asgjė”.
Megjithatė, disa shkelje janė
konstatuar nga Ambasadori britanik nė Kosovė, Andy Sparks. Diplomati
britanik ka thėnė se nė pėrgjithėsi procesi ka shkuar mirė, por sipas
tij, janė vėrejtur parregullsi si dhe prania e personave tė “papunė” nė
vendvotime.
Shkeljet janė evidentuar pėrmes raporteve edhe nga
koalicioni “Demokracia nė Veprim”, e cila ka folur pėr votimet
familjare, raste tė fotografimit te votave si dhe pėr prezence tė madhe
tė personave te paautorizuar nė vendvotime.

“Nė fshatin
Pogragjė, ėshtė evidentuar njė rast ku njė person ka votuar nė emėr tė
tė vdekurve. Po ashtu, nė kėtė fshat ka pasur edhe votime tė hapura,
ndėrkohė njė polici i uniformuar ka votuar nė mėnyrė tė hapur”, thuhet
nė njėrėn nga komunikatat pėr media tė koalicionit demokracia nė veprim.
“Ndėrkohė
nė Shkollėn Musa Zajmi, janė vėrejtur katėr (4) raste tė votimeve
familjare. Raste tė tilla si dhe votime tė shumta me asistencė janė
vėrejtur edhe nė Pėrlepnicė dhe Dobėrēan”.

Pjesėmarrje e vogėl e serbėve


votimet e sė dielės nė Gjilan kanė dalė edhe pjesėtarė tė komunitetit
serb. Pjesėmarrje mė e madhe e votuesve serbė ėshtė vėrejtur nė fshatin
Pasjan. Pėrfaqėsues tė kėtij fshati kanė theksuar se procesi zgjedhor
ėshtė zhvilluar pa probleme, duke pėrmendur disa ankesa tė vogla.
Megjithatė Nenad Cvetkovic, pėrfaqėsues i kėtij fshati, ka deklaruar se
nėpėr kėtė fshat kanė kaluar disa vetura me flamuj tė LDK’sė tė cilėt
njėherėsh kanė shpėrndarė fletushka, ēka sipas tij, pėrbėn kėrcėnim pėr
votuesit. Votimet janė zhvilluar edhe nė fshatra tė tjera serbe tė
Komunės sė Gjilanit, por me njė pėrqindje tė ulėt tė daljes sė
komunitetit serb. Sipas Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qendra votimi
pėr serbėt janė hapur edhe nė fshatrat Budrikė dhe Cernicė, por deri nė
orėt e mbrėmjes nuk ka pasur votues. Po ashtu, edhe nė fshatin Shillovė
ėshtė vėrejtur njė dalje vogėl e serbėve nė votime.
Zyma
Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 40
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan Right_bar_bleue

Registration date : 25/06/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan Empty Re: Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan

Mesazh nga dj-best Mon Mar 22, 2010 10:04 pm

PO KU MOS ME HUP KTA SPO LAN GJA PA BA JO MI VJEDH VOTAT PD KASHA MA
dj-best
dj-best
Antar/e Hero
Besa-Bess
Antar/e Hero Besa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 170
Aktiviteti :
Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan Left_bar_bleue1 / 1001 / 100Humbje e thelle e LDK-se ne Gjilan Right_bar_bleue

Registration date : 13/03/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi