Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Investitorė nga Prishtina dhe Tirana thellojnė bashkėpunimin

Shko poshtė

Investitorė nga Prishtina dhe Tirana thellojnė bashkėpunimin Empty Investitorė nga Prishtina dhe Tirana thellojnė bashkėpunimin

Mesazh nga Ditta Mon Nov 29, 2010 7:26 pm

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha mori pjesė sot, nė ceremoninė e inaugurimit tė Qendrės sė parė Teknologjike tė Operatorit tė Katėrt tė Telefonisė Celulare, PLUS. Kjo qendėr pėrbėn njė investim tė rėndėsishėm, pasi nė tė ėshtė instaluar teknologjia mė bashkėkohore e telekomunikacionit, e cila operohet nga njė staf tėrėsisht shqiptar.PLUS, operatori celular mė i ri nė vend ėshtė njė ndėr investimet mė tė rėndėsishme tė komunitetit tė biznesit, duke pėrfaqėsuar disa prej bizneseve mė tė suksesshmet shqiptare, si Post Telekomunikacioni i Kosovės (PTK), Aci Enginering, Union Group sh.p.k, Albanian Drink Distribution, etj.Investitorė nga Prishtina dhe Tirana thellojnė bashkėpunimin November-foto2Sė bashku me kryeministrin Berisha merrnin pjesė nė kėtė event, Ministri pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit, Genc Pollo, Ministri i Financave, Ridvan Bode, Kryetari i Bordit Drejtues tė aksionerėve tė PLUS, Petraq Shomo, si dhe investitorė nga Prishtina, Tirana dhe tė ftuar tė tjerė.Nė pėrshėndetjen e rastit, kryeministri Berisha u shpreh se inaugurimi i kėsaj kompanie tė pėrbashkėt midis investitorėve shqiptarė, tė Tiranės dhe Prishtinės shėnon njė ngjarje shumė tė rėndėsishme, njė dallėndyshe tė integrimeve tė pandalshme ndėrshqiptare, rajonale dhe evropiane.Kryeministri theksoi gjithashtu se ky inaugurim pėrbėn njė arritje tjetėr tė madhe, nė njėrin prej tregjeve qė ėshtė shndėrruar sot nė njė nevojė jetike, njėlloj si buka e pėrditshme pėr njeriun modern, pėr njeriun e qytetėruar.Duke vlerėsuar ekipin e pėrbashkėt tė investitorėve, Kryeministri shprehu besimin se ky operator do tė shndėrrohet nė mė tė mirin e tė gjithė rrjeteve dhe tė gjithė operatorėve nė hapėsirat shqiptare.“Pėr Shqipėrinė, pėr kompaninė kjo ėshtė njė datė e shėnuar. Inaugurimi sot i kėsaj kompanie tė pėrbashkėt midis investitorėve shqiptarė, tė Tiranės dhe Prishtinės shėnon njė ngjarje shumė tė rėndėsishme, njė dallėndyshe tė integrimeve tė pandalshme ndėrshqiptare, rajonale dhe evropiane. Po inaugurimi i sotėm pėrbėn njė arritje tjetėr tė madhe, nė njėrin prej tregjeve qė ėshtė shndėrruar sot nė njė nevojė jetike, njėlloj si buka e pėrditshme pėr njeriun modern, pėr njeriun e qytetėruar. Tregu i komunikimit dhe komunikimi i njeriut pėrbėn levėn e tij tė Arkimedit pėr tė kapur shpejtėsitė e kohės, pėr tė kapur kohėn e humbur. Ndaj dhe qeveria ime pėrcaktoi qė vitin e parė tė mandatit tė saj tė parė, tė operojė me tė gjithė potencialet nė kohėn e shqiptarėve, e bindur se kjo ėshtė mė e ēmuar se ēdo vlerė tjetėr. Iniciativa ishte e guximshme, e vėshtirė dhe jo nė pak raste e paimagjinueshme. Ne deklaruam 5 vite mė parė se do tė shkurtojmė distancėn nga ēdo qoshe e kėtij vendi me kryeqytetin, sė paku 50 %. Me ekstreme tė kėtij vendi sot, kjo distancė ėshtė shkurtuar me 70 % dhe vazhdon nė tė gjitha drejtimet. Ne deklaruam 4 vjet mė parė se do tė sjellim Shqipėrinė nė moshėn e internetit, si mosha mė e shpejtė, si mosha e tė gjitha moshave. Por nė kohėn e kėsaj deklarate, internet nė Shqipėri, penetrimi i tij ishte ndėr mė tė ulėtit, jo nė Evropė, por nė planet, ishte gjithsej 4,8 %. Sot ne nė kėtė treg vendosemi pėr penetrimin e internetit me njė distancė shumė tė vogėl qė mund tė mbyllet brenda kėtij viti, me penetrimin e internetit nė mesataren e Evropės. Sot ne qėndrojmė 14 % mė lart nė penetrimin e telefonisė mobile, krahasuar me mesataren evropiane. Vendi ka 4.4 milion pėrdorues. Ka njė rritje marramendėse, ka njė rritje tė papėrmbajtur. Unė dua tu rrėfej ju diēka personale. Qė nga vitet e rinisė sime deri mė sot, pėr koincidencė apo kam mbetur shumė i lidhur me kompjuterin apo mė vonė internetin, nė zyrėn time natyrisht qė kam njė kompjuter, nė shtėpinė time, natyrisht qė kam njė tjetėr. Me vete kam njė i-pod, po internet mė shumė se nė secilin prej tyre lexoj nė kompjuterin qė mbaj nė xhepin e sahatit, Blackberry-in tim, ndaj dhe ėshtė kaq e mirėpritur PLUS, sot, si njė aktor nė fushė qė po bėhet nevojė jetik e njeriu tė qytetėruar. Shkalla e pėrdorimit tė celularit nė Shqipėri ėshtė mbi dyfishuar dhe rritet me shpejtėsi, por magjia e tregut ėshtė njė univers i tėrė i pafundmė. Ndaj dhe unė kam shumė besim tek ky ekip i shkėlqyer, se do tė do ta shndėrrojnė mė tė riun nė mė tė mirin e tė gjithė rrjeteve e tė gjithė operatorėve nė hapėsirat shqiptare. Le tu urojmė ne kėtyre sukses tė plotė. PLUS ėshtė gjithmonė sukses”, tha kryeministri Berisha
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Investitorė nga Prishtina dhe Tirana thellojnė bashkėpunimin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Investitorė nga Prishtina dhe Tirana thellojnė bashkėpunimin Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi