Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin

Shko poshtë

Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin Empty Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Sat Dec 18, 2010 9:20 pm

Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin Dordoleci

Studentët e xhiruan shoferin e autobusit i cili mizorisht shkeli në rrugë një dordolec prej bore dhe videon e publikuan në YouTube. Shoferi pas publikimit të videos u detyrua të jepte dorëheqje.

Në fakt ai dha dorëheqje pasi në video shihet duke vozitur në anën e gabuar të rrugës duke e “rrafshuar dordolecin për toke”. Incidentin e xhiruan studentët e konviktit Urban në Institutin e Illinoisit, të cilët kishin punuar dordolecin prej bore në mes të rrugës për të parë reagimin e shoferëve.

Në video shihet një automobil i cili me shkathtësi kalon “pengesën” në rrugë, ndërsa në anën tjetër vjen një autobus i cili e godet direkt dordolecin.



Në video dëgjohen edhe studentët që “vdesin” së qeshuri. Videoja është publikuar në internet më 4 dhjetor, ndërsa e kanë titulluar “Shoferi i çmendur vret brutalisht dordolecin”.

Pas publikimit të videos shoferit nuk i kishte mbetur rrugë tjetër përveç se të jepte dorëheqje
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 35
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi