Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legalizohen shtrigat në Rumani

Shko poshtë

Legalizohen shtrigat në Rumani  Empty Legalizohen shtrigat në Rumani

Mesazh nga Gonna Sun Jan 09, 2011 2:37 pm

Edhe pse deri më tash askush nuk i ka kërcënuar se do t’i djegë në furrë të druve si në kohën e inkuizicionit, ato vlerësojnë se me këtë vendim nuk kanë përfituar aspak pasi kjo është goditje direket për xhepat e tyre.

Tash ato duhet të paguajnë tatim për shërbimet që bëjnë, ndërsa qeveria mori këtë vendim si njërën nga masat e shumta në luftën kundër recesionit ekonomik.

Në kategorinë e njëjtë të tatimeve gjenden edhe astrologët, ata që kryejnë shërbesat e balsamimit, pronarët e shtëpive që lëshojnë dhoma me qira dhe instruktorët e vozitjes, të cilët deri më tash kanë qenë të liruar nga tatimet.

Njëra nga shtrigat që është kundër këtij vendimi, Bratara, planifikon hakmarrjen me anë të specit të kuq dhe tharmit të bukës, prej të cilëve do të krijojë një formulë magjike e cila do të shkaktonte rënien e qeverisë. Se a do të arrijë ta mposhtë kundërshtarin e saj me magjinë e saj do ta tregojë koha, por deri në atë kohë edhe shtrigat, ashtu si edhe klasa tjetër punuese, duhet të paguajnë tatimet rregullisht dhe me kontributin e tyre të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Rumanisë. /reuters/
Gonna
Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Legalizohen shtrigat në Rumani  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Legalizohen shtrigat në Rumani  Right_bar_bleue

Registration date : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi