EULEX-i akuzon Sabit Gecin dhe Riza Aliajn për krime lufte
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kronika e Zeze
Faqja 1 e 1

Prokurorët e EULEX-it kanë ngritur akuzat për krime lufte ndaj dy prej ish-krerëve të UÇK-së, Sabit Geci dhe Riza Aliaj.
Agjencia franceze e lajmeve AFP, që thotë se ka parë aktakuzën në versionin shqip, raporton se dy ish- komandantët Geci e Aliaj akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile të kryera në dy kampe të UÇK-së në Shqipëri.
“Kampet në Kukës dhe Cahan të krijuara nga UÇK-ja thuajse shërbenin për logjistikë e trajnime, por dy të akuzuarit i përdornin ato për t’i mbajtur civilët dhe personat që nuk merrnin pjesë në luftë”, thuhet në aktakuzë.
Ende nuk është e qartë se kur do të nisë gjykimi. Sabit Geci u arrestua në maj, kurse Riza Alija në qershor, të vitit të kaluar. Aktakuza vjen në kohën që Kosova po përballet me raportin akuzues të Dik Martit. Zvicerani e përmend në dokumentin e tij Gecin si të dyshuar për vrasjen e një civili në Kukës, që fillimisht u rrah e më pas u qëllua për vdekje.
Sipas aktakuzës së Dinit, Geci e Alija akuzohen se i mbajtën kosovarët që ikën nga konflikti dhe dyshoheshin për bashkëpunim me regjimin serb ose që kishin pikëpamje të ndryshme politike me ato të UÇK-së.
Aty thuhet se të dy ishin direkt të përfshirë në urdhërimin dhe pjesëmarrjen në keqtrajtimin e personave që mbaheshin në këto qendra mbajtjeje, nga fundi i marsit ose fillimi i prillit e deri në qershor 1999.
“Civilët vazhdimisht goditeshin me shufra të llojeve të ndryshme, rriheshin, keqtrajtoheshin dhe abuzoheshin verbalisht. Mbaheshin në vende të ndyra dhe në kushte aspak shëndetësore. Nuk u jepeshin ushqim, ujë apo trajtim mjekësor”, thuhet në aktakuzë. Dokumenti përshkruan një incident në Kukës ku dy të burgosur u urdhëruan të vishnin xhaketa antiplumb dhe më pas u vranë nga një njësit qitës, si mënyrë e torturës. EULEX-i ka vendosur që gjyqësori i Kosovës ka juridiksion për çështjen, edhe pse krimet e supozuara kanë ndodhur në Shqipëri.
Prokurorët e EULEX-it thonë se kanë siguruar dëshmi nga 20 prej këtyre të paraburgosurve, të cilët kanë pësuar trauma fizike dhe psikologjike “për shkak të kushteve në të cilat janë mbajtur të burgosur dhe si rezultat i torturave”. Identiteti i dëshmitarëve është mbajtur sekret dhe emrat e tyre janë të koduar në një shtojcë të veçantë konfidenciale të aktakuzës.

Gonna- Moderator/e
Besa-Bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Registration date : 22/10/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Kronika e Zeze
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|