Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të rigjesh vetveten

Shko poshtë

Të rigjesh vetveten  Empty Të rigjesh vetveten

Mesazh nga Ditta Fri Jan 14, 2011 2:56 pm

Të rigjesh vetveten  Marteda_14Midis ndjesive më negative që prodhon fenomeni i tradhtisë, mendohet
se është fenomeni që e ka një anë tjetër të medaljes. E frikshme por e
besueshme. Rrethanat që çojnë individë të ndryshëm në kryerjen e një
drame të tillë janë nga më të larmishmet. Por midis arsyeve më banale
fshihen të vërteta çliruese që ndonjëherë janë të nevojshme. Ato janë
edhe rastet më të mira të cilat ndonjëherë të bëjnë të kuptosh të
vërteta triumfuese. Pas një tradhtie të rëndomtë apo jo të tillë, të
ndodh të përshkosh ndjesi nga më të paparashikuarat. Që nga kënaqësia e
përjetuar, rigjetje e vetvetes, një aventurë e kërkuar, deri te
vetëgjyqësia apo pendimi i rëndë. Është pikërisht kjo, ana e medaljes,
që kushdo që e ka ndjerë ka kuptuar se jeta e tij ka marrë një tjetër
kuptim. Pikërisht të ndodh që pas një tradhtie, të kuptosh ndjenjat e
vërteta që ekzistojnë brenda teje. Arrin të kuptosh që prapaskena të
tilla, të kanë përzgjedhur aktorin më të mirë të një historie të vërtetë
dashurie. Ndoshta pas të tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i
vërtetë është pasioni që ka provuar në dashurinë e tij. Është ajo
dashuria për të cilën ia vlen të vazhdosh, ndoshta më me shumë
vendosmëri, shpirt dhe brendi. Në këto lloj rastesh gjithçka kuptohet se
pas një akti, që edhe pse i shëmtuar në dukje, në depërtime të thella
mbart vlera të vërteta shëruese. Ndaj më të drejtë mund të themi se
tradhtia përpos efekteve negative, ndodh të shndërrohet si një kurues i
një marrëdhënieje të caktuar e cila rilind falë efekteve të panjohura
por ekzistente dhe pozitive.
Ajo që sugjerojnë sociologët e ndryshëm është gjetja e një
zgjidhjeje. Për të mbrojtur një raport nga vdekja e tij ka mënyra që
mund ta mbajnë në jetë. Cilat janë ato? Si mund të shmanget tradhtia?
Tradhtia është shumë flagrante dhe si e tillë shmangia saj rrallë ndodh.
Megjithatë ka dhe raste shprese. Një bisedë e hapur me partnerin duke i
treguar gjithçka rreth ndjenjave të reja, do ishte ajo që sugjerohet
nga shumë sociologë. Të flasësh për ndjenjat e reja është një ushtrim
shumë i mirë për të çliruar nga mëkati “ndërgjegjen e vrarë”.

Përse tradhtojmë:
Sepse dashurojmë një tjetër (30%)
Për të luftuar monotoninë, dëshira për pushtime të reja (22,6%)
Dëshira për të provuar eksperienca të ndryshme seksuale (19%)
Sepse ndihemi të pakënaqur nga partneri (15,3%)
Sepse ndihemi të pakënaqur nga jeta dhe duam një konfirmim (12,8)
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Të rigjesh vetveten  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Të rigjesh vetveten  Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi