Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vaji i peshkut i disponon tinejxherët

Shko poshtë

Vaji i peshkut i disponon tinejxherët  Empty Vaji i peshkut i disponon tinejxherët

Mesazh nga Ditta Fri Jan 14, 2011 3:04 pm

Vaji i peshkut i disponon tinejxherët  F.0112003033144_m
Ngrënia e peshqve me shumë yndyrë, siç janë sardelet, mund t’u
ndihmojë meshkujve të ndjehen më pak të brengosur në periudhën e
adoleshencës, vërteton një studim i ri japonez.
Profesori So
Kentaro Murakami, së bashku me kolegët e tij të Universitetit të Tokios,
i kanë analizuar shprehitë e të ushqyerit, lidhur me nivelin e
dëshpërimit, të një grupi prej gjashtë mijë nxënës të shkollave të mesme
të Japonisë të moshës prej 12 deri në moshën 15 vjeçare. Sipas
përgjigjeve të pyetësorëve të plotësuar nga nxënësit, është vërtetuar se
djelmoshat që kanë ngrënë peshk, kanë pasur më pak simptome depresioni.
Shkencëtarët janë habitur, pse vaji i peshkut nuk e ka pasur efekte
të njëjta te femrat tinejxhere dhe të të rriturit. Fakti që gjenetikisht
femrat janë më të ndjeshme ndaj depresionit sesa meshkujt, mund të jetë
shpjegimi i rezultateve të këtij studimi, ndonëse këtë shkencëtarët nuk
e pohojnë me siguri të plotë.
Në hulumtimet e më tejme, do të studiohet lidhja e mundshme ndërmjet
vajit të peshkut dhe trurit të meshkujve të rinj. Mjekët gjithashtu nuk
kanë pasur të dhëna të mjaftueshme se vaji i peshkut e zvogëlon
depresionin ose mos vallë personat e dëshpëruar dhe të pashpresë thjesht
nuk hanë peshk.
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Vaji i peshkut i disponon tinejxherët  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Vaji i peshkut i disponon tinejxherët  Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi