Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mashtruesit mė tė famshėm nė histori

Shko poshtė

Mashtruesit mė tė famshėm nė histori Empty Mashtruesit mė tė famshėm nė histori

Mesazh nga Ditta Sat Jan 15, 2011 11:03 am

Mashtruesit mė tė famshėm nė histori Tareq_michaele_salahi

Mjekė, aktorė, tregtarė tė rremė. Historitė mė kurioze tė njerėzve qė kanė ndryshuar identitetin

fundit qenė kushėrinjtė amerikanė Tareq dhe Michaele Salahi qė nė vitin
2009 u morėn pėr tė ftuar nė njė mbrėmje gala tė zhvilluar nė Shtėpinė e
Bardhė pėr nder tė Kryeministrit indian, Manmohan Singh. Jo vetėm qė
arritėn tė hynin, por edhe tė bėnin fotografi me zv.presidentin Joe
Biden. Por historia dhe kronikat janė plot tė mbushura me mashtrues tė
aftė tė bėjnė lloj-lloj profesionesh duke gėnjyer: nga ata qė deshėn tė
shisnin kullėn “Eiffel” e deri tek aktorėt dhe mjekėt e rremė qė pėr
vite me radhė askush nuk ka arritur t’i zbulojė. Filmat dhe romancat
janė frymėzuar shpesh nga kėta artistė tė krimit. Gjakftohtė, aftėsi pėr
t’u pėrshtatur, reflekse dhe telepati tė madhe: janė tė gjitha veti
pozitive qė ngjallin admirimin e njerėzve edhe pse shpesh pas tyre
fshihet mashtrimi. Sepse tė dish tė shtiresh ėshtė njė aftėsi mė vete
mbijetese. Ja njė pėrmbledhje e disa mashtruesve tė famshėm qė jo
gjithmonė kanė pėrfunduar me sukses. Edhe nė kėtė rast, njerėzit me
aftėsi tė jashtėzakonshme bėjnė pėrjashtim.

Hiqet si stilist pėr tė vjedhur bizhuteri

Interpretonte njė stilist gay me zemėr tė thyer, 40 vjeēari rom qė nė
vitin 2010 pėrmes mashtrimit arriti tė vidhte rreth 70 mijė euro mall
nė njė argjendari. Teknika e tij ishte e mirėpėrpunuar: i shpėrqendronte
viktimat pėr t’u treguar hallet e tij e ndėrsa njerėzit e gjorė e
dėgjonin me vėmendje atė ē’ka thoshte madje edhe qanin, ai u zhdukte
bizhuteritė nga banaku, pa rėnė fare nė sy.

Zbulon se gruaja ėshtė burrė

E vėrteta doli nė shesh kur e ikur nga shtėpia pas njė zėnke u ndalua
nga policia. “Jam njė burrė”, rrėfeu nė vitin 2009 Wei Jinhua, 40 vjeē,
kinez i martuar prej 3 vjetėsh me Fu Shitou. I lajmėruar nga forcat e
rendit, burri pranoi se nuk kuptoi asgjė pasi nuk e kishte konsumuar
kurrė martesėn. “Doja vetėm njė njeri qė tė kujdesej pėr mua”, u
justifikua para agjentėve qė mezi u besonin veshėve nga ajo qė dėgjonin.

U hoq si agjent special pėr tė pasur dy dashnore

Djaloshi i zgjuar ishte nga njė provincė e Lekos nė Itali, ku ishte
kuzhinier dhe kishte dy lidhje sentimentale tė ndryshme, nga tė cilat
nuk donte tė hiqte dorė. Atėherė ēfarė bėri? U shtir si kapiteni i
grupit operacional special tė karabinierėve dhe shpiku mision pas
misioni pėr tė kaluar me justifikime shumė tė bindshme nga njė histori
te tjetra. Kishte menduar pėr gjithēka: nga veshjet te teserat me firma
dhe vula tė falsifikuara. Por nė fund mė dinak se ai u treguan kolegėt e
tij tė vėrtetė qė e zbuluan dhe denoncuan nė vitin 2009.

Ngjyros flokėt e fėmijės pėr tė fshehur tradhtinė

Kishte nisur qė nė spital, por pėr katėr vjet kishte vazhduar t’i
lyente me tė zezė flokėt e kuq tė tė birit nė mėnyrė qė burri, shumė
ezmer tė mos kuptonte pėr tradhtinė e tė shoqes: protagoniste e kėsaj
historie ėshtė njė grua ruse qė kishte pasur njė fėmijė me dashnorin.
Kutia e bojės sė harruar nė banjė e bėri burrin qė tė kuptonte
mashtrimin e sė shoqes dhe mė pas tė kėrkonte divorcin.

Futbollisti amator qė u mor nga CSKA e Sofias

Greg Akcelrod, francez dhe 27 vjeē luante futboll prej njė jete, por
gjithmonė nė nivele tė ulėta. Deri kur njė ditė pati njė ide gjeniale:
krijoi nė internet pėr veten njė identitet tė ri. krijoi njė faqe
interneti ku hodhi video dhe fotot qė tregonin se ishte me tė vėrtetė
njė talent i jashtėzakonshėm nė futboll. Aty shkroi se kishte luajtur me
skuadra tė mėdha si Paris Saint Germain dhe River Plate. Nė fund
drejtuesit e CSKA Sofies vendosėn qė ta blinin nė vitin 2010, por disa
tifozė kuriozė e zbuluan mashtrimin e tij.

Zdrukthėtari qė u shtir si prift pėr 20 vjet

Berlinezi Gerhard Ludwing Vilsmeirer ishte zdrukthėtar me profesion,
por nga mosha 25 deri nė 45 vjeē u shtir si prift katolik nė vende tė
ndryshme tė Bavarisė dhe besnikėt i besuan. I zbuluar u arratis nga
vendi nė vitin 2005. Tani mund tė kuptohet nėse martesat e celebruara,
pagėzimet dhe rrėfimet nė ata 20 vjet kanė vlejtur vėrtet.

Centralisti qė shtirej si i verbėr nė burg

Ishte punėsuar nė vitin 1984 si centralist nė burgun e Tarantos, pasi
paraqiti njė certifikatė false ku tregonte se ishte krejtėsisht i
verbėr. Nė vitin 2008, policia e kapi nė flagrancė teksa lexonte njė
gazetė. Nė fund hetimet treguan se i “verbri” kishte edhe patentė motori
dhe makine.

I veshur si prift iku pa paguar hotelin

Veshja dhe theksi gjerman kishin arritur t’i mashtronin tė gjithė,
sidomos kur pati deklaruar se i pėrkiste edhe njė urdhri tė lartė fetar.
34 vjeē, ati qė shtirej si prift i rremė arriti tė kalonte nė vitin
2009 njė muaj nė hotel tė shtrenjtė dhe tė largohej pa paguar. Nė fund u
zhduk, por policia e gjeti.

Djaloshi i shtirur i Poiter

“Jam David Poiteir, djali i Sidney Poiteir”. Me kėtė frazė David
Hampton, njė nga mashtruesit mė tė famshėm tė historisė nisi karrierėn e
tij brilante. Gjithēka nisi pėr tė arritur qė tė hynte nė diskotekėn e
famshme “Studio 54” nė Nju Jork. Kjo lojė i pėlqeu aq shumė sa e ktheu
nė njė profesion. I shkėmbyer ngado pėr djalin e aktorit tė famshėm
arriti tė takonte personazhe tė famshme dhe tė fitonte shuma tė mėdha
parash. U arrestua nė vitin 1983 dhe ēdo viktime tė tij iu desh t’i
paguante shumėn prej 4490 dollarėsh.

U vesh si grua pėr tė marrė pensionin e tė ėmės

U vesh si nėna e tij qė kishte ndėrruar jetė dhe kėtė rol e luante mė
mirė se Dustin Hoffman nė filmin “Tootsie”. Pėrkundrazi ishte edhe mė i
besueshėm: pėr gjashtė vjet me radhė mashtroi autoritetet duke marrė
rreth 117 mijė dollarė mes pensionit dhe ndihmave tė tjera. Mashtruesi
nė kėtė rast ishte amerikani 49-vjeēar, Thomas Parkin, njė i papunė. Kur
i vdiq e ėma Parkin u dha tė dhėna tė rreme autoriteteve dhe
certifikata e vdekjes u stilua pėr njė grua qė nuk ekzistonte. Maska iu
ēor nė vitin 2009 kur u paraqit nė njė takim me disa investigatorė i
trukuar, me paruke dhe njė bombol oksigjeni me tė cilėn thoshte se
merrte frymė, pasi vuante nga shumė sėmundje tė pleqėrisė.

U shtir si invalid pėr tė marrė pjesė nė garė

Pėr 12 vjet me radhė kishte marrė pjesė pa u shqetėsuar nė shumė
kompeticione pėr invalidėt, deri kur nė maratonėn e Londrės nė vitin
2009, gjykatėsit e kuptuan se diēka nuk po ecte nė drejtimin e duhur.
Ata i kėrkuan Daniel Sardierit tė ngrihej nga karroca e tij aerodinamike
tė cilit iu desh tė bindte pa thėnė se kishte ndodhur njė mrekulli.
Sadler, djali i njė atleti paraplegjik fitues i garave tė ndryshme u
mbrojt duke thėnė se askush nuk e kishte pyetur nėse ishte invalid apo
jo: “Anėtarėt e jurisė mendojnė menjėherė se je invalid sapo u
paraqitesh me karrocė. Ky ėshtė njė mendim diskriminues”, tha ai.

Njeriu merimangė qė drejton trafikun

Agjentėt e policisė Ayla Cohen dhe Uriel Dozrayev nuk mund t’u
besonin syve: nė njė kryqėzim kaotik nė qendėr tė Tel Avivit ishte njė
njeri-merimangė qė drejtonte trafikun, duke hedhur litarė sipėr
automjeteve. Policia nuk humbi kohė tė bllokonte nė kohė njeriun e
ēuditshėm, 24 vjeē tė veshur si merimangė. “Kohė mė parė kam qenė
viktimė e njė aksidenti rrugor. Kėshtu desha tė jepja ndihmėn time nė
luftėn kundėr trafikut”, tha teksa ēohej nė njė spital psikiatrik.
Ngjarja ndodhi nė vitin 2009.

Mashtruesit mė tė famshėm nė histori

Mė i famshmi ka qenė Frank Abagnale, i vitit 1948, qė kishte arritur
tė fitonte plot 2.5 milionė dollarė nga 5 vitet e mashtrimit tė tij,
pasi pėrmes mashtrimeve ishte shtirur si pilot avioni, pediatėr, avokat
dhe mėsues. Aq i zoti ishte sa frymėzoi edhe filmin e famshėm tė Stepen
Spielberg “Pėrpiqu tė mė kapėsh” nė vitin 2002. Por ai nuk ishte i vetmi
me zotėsi kaq tė madhe. Njė mjeshtėr gjakftohtė ishte edhe Wilhem
Voight, gjermani qė nė vitin 1906 u vesh si zyrtar prusian pėr tė marrė
kontrollin e qytezės Kopenick nė Berlin. Aty arriti tė izolonte pėr njė
orė vendin, ndėrsa ai, arriti tė largohej, pasi kishte marrė tė gjitha
paratė e bashkisė sė qytetit. I verbri Victor Lusting, preferoi t’i
shiste kullėn “Eiffel” klientit mė tė mirė. Nė vitin 1925 u shtir si
zyrtar qeveritar dhe ftoi 6 sipėrmarrės ta blinin. Ja arriti qėllimit
duke fituar njė shumė goxha tė mirė parash dhe duke mos u bėrė mė i
gjallė pas kėsaj. Ferdinand Demara mund tė thuhet me plot gojėn se ka
qenė njė mjeshtėr i vėrtetė nė kėtė fushė: nė karrierėn e tij pati
interpretuar me mijėra role, por kryeveprėn e tij e bėri nė njė anije tė
marinės kanadeze. I shtirur si njė kirurg, u detyrua tė operonte 16
koreanė qė ishin plagosur rėndė. I mbyllur nė kabinė, studioi nė njė
libėr gjithė ndėrhyrjet dhe arriti tė mbyllte me sukses ēdo operacion,
pėrfshi kėtu edhe njė zemėr tė hapur.
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Mashtruesit mė tė famshėm nė histori Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Mashtruesit mė tė famshėm nė histori Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi