James Pardew, ambasador i ri amerikan në Maqedoni?
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1

Ish-ndërmjetësi në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, James
Pardew, thuhet të jetë një ndër kandidatët për ambasador të SHBA-ve në
Maqedoni, pas largimit të ambasadorit aktual, Philip Reeker në postin e
zëvendës-ndihmës sekretar shtetëror, përgjegjës për rajonin e Ballkanit.Pardew
është i njohur si diplomat i ashpër, apo si praktikues i
“buldozer-diplomacisë”, dhe falë misionit të tij diplomatik u ndërpre
konflikti në Maqedoni dhe u evitua rreziku nga futja e vendit në
spiralen e luftës ndëretnike, shkruan Koha e Re.
Në rast se Pardew nuk do të dominohet dhe zgjidhet për ambasador,
burimet diplomatike thonë se në Shkup do dërgohet diplomat që si
pikësynim do të ketë normalizimin e Maqedonisë, zgjidhjen e çështjes së
emrit dhe zhbllokimin e integrimeve në NATO dhe BE.
Ndryshe, Pardew, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, së
bashku me të dërguarin e BE-së, François Leotard, negociuan me partitë
shqiptare dhe maqedonase në verën e vitit 2001 dhe e nënshkruan
Marrëveshjen e Ohrit, dokumentit politik që i dha fund konfliktit
gjashtëmujor midis forcave maqedonase të sigurisë dhe Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare (UÇK). /Telegrafi/

Laksi- Super Mod/e
Besa-bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 18758
Mosha : 33
Viti: : 21/07/1990
Vendbanimi: : Në brendësi të Lëkurës sate
Aktiviteti :
Registration date : 13/09/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi