Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndarja e tabletave dhuron dozën e gabuar

Shko poshtë

Ndarja e tabletave dhuron dozën e gabuar  Empty Ndarja e tabletave dhuron dozën e gabuar

Mesazh nga Gonna Mon Jan 17, 2011 11:24 am

Thyerja e tabletave mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, theksojnë ekspertët dhe kërkojnë prodhimin e ilaçeve në doza të ndryshme.

Ndarja e tabletave mund të sjellë deri tek ajo që pacientët të marrin dozën jo të duhur në organizëm, që sipas mendimit të ekspertëve nga universiteti belg “Gent” mund të ketë pasoja serioze për shëndetin. Detajet e këtij hulumtimi ishin botuar në revistën “Journal of Advanced Nursing”.

Në bazë të hulumtimit, shkencëtarët kishin lutur pesë vullnetarë që në tri mënyra të ndryshme t’i ndajnë tetë tableta sasish dhe formash të ndryshme. Në dispozicion kishin një aparat të veçantë për thyerjen e tabletave, gërxhorë dhe thika të kuzhinës. Me këtë rast, tek 31 për qind e tabletave të thyera ishte vërejtur tejkalim nga doza e përshkruar. Si më preciz ishte treguar aparati për ndarjen e tabletave, por megjithatë, tek 13 për qind e tabletave ishte vërejtur gabim në dozën e caktuar. Në mesin e tabletave të testuara gjenden ato për shërimin e sëmundjes së Parkinsonit, zemrës, trombozës dhe artritit.

Tabletat zakonisht i ndajmë për arsye të ndryshme, mes tjerash për përpirje më të lehtë, kursimit të parave...Shkencëtarët theksojnë se pjesët e tabletave të thyera shpesh përmbajnë dozë të ndryshme të ilaçeve, prandaj me ndarjen e tyre një numër i madh i tyre shkatërrohen. Mu për këtë arsye do të ishte më e dobishme që në treg të shfaqen doza të ndryshme të të njëjtit ilaç. Si njërën prej zgjidhjeve ekspertët propozojnë prodhimin e ilaçeve në gjendje të lëngët. /reuters/
Gonna
Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Ndarja e tabletave dhuron dozën e gabuar  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ndarja e tabletave dhuron dozën e gabuar  Right_bar_bleue

Registration date : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi