Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emilio, djali në Big Brother me një rrëfim për veten

Shko poshtë

Emilio, djali në Big Brother me një rrëfim për veten  Empty Emilio, djali në Big Brother me një rrëfim për veten

Mesazh nga Ditta Mon Jan 17, 2011 5:14 pm

Emilio, djali në Big Brother me një rrëfim për veten  Rrefim_17Deri tani është komentuar si një natyrë aventurieri dhe pa komplekse
në lidhje me femrat. Por duket se Emiljo Zotka i “Big Brother 4”, më
shumë i ka kushtuar rëndësi lojës brenda shtëpisë, sesa rrëfimeve për të
shkuarën e tij. Gjatë ditëve të para të hyrjes në shtëpi, ai u komentua
për një intimitet mes tij dhe banores tjetër, Ermelës, një afrimitet që
banorët e tjerë e etiketuan si një “lidhje të krijuar brenda dy
ditëve”. Ndërkohë që zbulojmë, se edhe jashtë shtëpisë ka qenë jo pak i
suksesshëm me femrat e bukura.



Në profilin e tij në Facebook, ai ka pasur të publikuara foto intime
me aktoren greke bukuroshe të telenovelave greke, Vasiliki Anggeli, me
të cilën ka përjetuar një lidhje të bukur në Greqi. Sipas burimeve tona,
thuhet se 28-vjeçari nga Korça, Emiljo Zotka, ish-futbollist i skuadrës
së “Skënderbeut”, ka pasur një flirt me Anggelin, një nga aktoret shumë
të kërkuara në Greqi dhe të pëlqyer në telenovelën më të ndjekur në
televizionet greke me titull “I zoi tis alis”. Duket se Emiljo ka
afeksion për vajzat bionde, pasi edhe pse jo aq bionde sa Ermela, edhe
Vasiliki mund të quhet e tillë. Nuk dihet se si është njohur Emiljo me
aktoren greke dhe sa konkretisht ka zgjatur kjo lidhje, ndërkohë që me
hyrjen në BB ai është kujdesur t’i heqë të gjitha fotot nga profili i
tij në Facebook. Ndërkohë, brenda lojës së BB-së, ai është shfaqur më
mospërfillësi, duke tentuar madje të hyjë në të njëjtin shtrat me
Ermelën. Ai kishte pranuar se e pëlqente Ermelën dhe që nga hyrja e saj
në shtëpi të dy qëndrojnë pothuajse gjithë kohën bashkë. Ermela dhe
Emiljo kanë fjetur në të njëjtin shtrat dhe kanë shkëmbyer puthje dhe
përkëdhelje gjatë gjithë kohës, duke lënë përshtypjen e një çifti të
vërtetë brenda shtëpisë së vëzhguar. Ata kanë qëndruar shumë afër,
ndërsa shquhen për përkëdheljet që i kushtojnë njëri-tjetrit, sikur
njihen prej vitesh. Nuk dihet se si do vazhdojë më tej, gjithsesi në
lidhje me veten ai ka pohuar se : “jam i aftë të sfidoj veten përballë
karaktereve të ndryshme që ofron shtëpia e “Big Brother”. Jam ironik dhe
bëj humor me gjithë njerëzit që më rrethojnë”. Ai ka hyrë në “Big
Brother” për të ndryshuar realitetin që po jeton, nga i cili është i
pakënaqur. Shumë gjëra në jetë i kanë mbetur përgjysmë, ndaj me këtë
eksperiencë synon ta çojë deri në fund. I pasionuar pas futbollit dhe
sporteve të tjera, ai nuk rri pa spikatur në karakterin e tij të hedhur
dhe pasionin për sportet, ashtu siç e pamë para disa ditësh në ambientin
rreth pishinës, ndërsa i mësonte banores tjetër, Elisa, si të bënin
ushtrime gjimnastikore.
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Emilio, djali në Big Brother me një rrëfim për veten  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Emilio, djali në Big Brother me një rrëfim për veten  Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi