Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakron gruan dhe ndal mjekimin e saj

Shko poshtë

Masakron gruan dhe ndal mjekimin e saj Empty Masakron gruan dhe ndal mjekimin e saj

Mesazh nga Lim-On Wed Jan 19, 2011 8:32 pm

Masakron gruan dhe ndal mjekimin e saj Dhune-grua-300x224

Rrënqethëse dhe e pashoqe historia e frikshme e një gruaje të re në
Lushnjë, që e dhunuar sistematikisht nga i shoqi, ka luftuar me vdekjen,
e vetme, pasi iu ndalua mjekimi.
Kjo ngjarje vetëm sot u arrit të mësohej nga policia në Lushnje dhe
shërbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te krimit te Komisariatit te
Policisë, bënë dhe arrestimin e burrit monstër.
Ai është Ermani Osman Çela, 36 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Spolat te rrethit Lushnjë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.
Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se arrestimi i tij
është bërë për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e lehte me dashje” dhe
“Kanosje për te mos kallëzuar”.
Gjithçka e ka fillesën para pak kohësh, kur në vazhdën e dhunës që
ushtronte ndaj të shoqes 28 vjeçare, Çela ka rrahur egërsisht të shoqen.
Por kjo dhunë këtë herë u bë më e rëndë sepse gruaja e re pësoi dëmtime të shumta trupore.
Policia konfirmoi zyrtarisht për NOA se “ky shtetas ka dhunuar për
motive te dobëta duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën
bashkëshorten e tij”.
Por nuk ka qenë e destinuar të mbyllej me kaq kjo histori.
Burri i dhunshëm, e ka rrahur të shoqen dhe i është vërsulur me thikë duke i bërë të qartë se vdekjen mund ta kishte shumë afër.
“Më pas Çela e ka kanosur të shoqen me një thike për te mos kallëzuar duke e mbajtur të mbyllur ne banesë”, – konfirmoi policia.
E mandej, Çela as nuk e ka lejuar te dëmtuarën për marrjen e ndihmës mjekësore pranë spitalit te qytetit te Lushnjës.
Në një moment, gjatë ditës së sotme, gruaja e re ka arritur të japë
sinjale që shkuan deri në polici, përmes të njohurve të saj dhe
ndërhyrja e tyre, ishte shpëtimtare.
Tani, ajo është në spital në gjendje të rëndë kurse i shoqi në qeli, në pritje të një vendimi gjykate.
Lim-On
Lim-On
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 16822
Mosha : 34
Viti: : 03/03/1990
Vendbanimi: : n'Shqypnii
Aktiviteti :
Masakron gruan dhe ndal mjekimin e saj Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Masakron gruan dhe ndal mjekimin e saj Right_bar_bleue

Registration date : 28/06/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi