Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet “fajtori” i kancerit të veshkave

Shko poshtë

Zbulohet “fajtori” i kancerit të veshkave Empty Zbulohet “fajtori” i kancerit të veshkave

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Wed Jan 19, 2011 8:36 pm

Zbulohet “fajtori” i kancerit të veshkave Kanceriii1

Shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë mutacionin e një gjeni, i cili është shkaktar i treçerekut të rasteve të kancerit më të zakonshëm të veshkave, raportoi gjatë ditës “Nature Journal”.

Sipas ekspertëve, ky zbulim është një avancim “gjigant” në kuptimin e mënyrës se si krijohet sëmundja dhe mund të kontribuojë në kura më efektive për të luftuar tumorin, në një të ardhme të afërt.

Kanceri i veshkave është jashtëzakonisht i vështirë për t’u verifikuar përpara fazës së tij të paoperueshme, ndërsa simptomat shfaqen edhe më vonë se sa ato të tumoreve të shkaktuara në zona të tjera të trupit.

Profesori Mike Stratton, drejtor i Institutit që ndoqi studimit, deklaroi: “Ky zbulim është një avancim i jashtëzakonshëm. Është e qartë që çdo kurrë që do të shërojë pacientët nga kanceri në të ardhmen, duke e bërë këtë sëmundje tërësisht të kurueshme, do të kalojë nga studimi i imtësishëm i gjenetikës së sëmundjes”.

Kanceri i veshkave është i shtati më i përhapuri tek meshkujt dhe i nënti tek femrat. Shumë pak persona arrijnë të jetojnë më shumë se pesë vjet pas diagnostikimit.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 35
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Zbulohet “fajtori” i kancerit të veshkave Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Zbulohet “fajtori” i kancerit të veshkave Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi