Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Provoi të shëtiste lakuriq në fushë tenisi, por...!

2 posters

Shko poshtë

Provoi të shëtiste lakuriq në fushë tenisi, por...!  Empty Provoi të shëtiste lakuriq në fushë tenisi, por...!

Mesazh nga Lim-On Mon Jan 24, 2011 9:31 am

Britaniku Tom Annandale (28 vjeç) nga Wilmslow nw Britani u bë
yll në YouTube pas tentimit të dështuar për tu futur lakuriq në fushën e
tenisit.
Derisa ishte për pushime në Spanjë u zhvesh “siç e
kishte falur Zoti” dhe planifikoi ta bënte një xhiro nëpër terrenin e
fushës së tenisit. Megjithatë, atij nuk i kishte shkuar ndërmend se
tereni ishte i rrethuar me xhama. Mori hov dhe goditi xhamat dhe u
rrëzua në “kokërr të prapanicës”.
Një shok i tij e kishte incizuar dhe postoi videon në YouTube. Videon
e postuar para 12 ditëve deri më tash e kanë parë më shumë se një
milion njerëz.
“Ishte kjo nata e parë në Spanjë. Kishim pirë disa birra në plazh. Të
gjithë ishin të lodhur, por unë isha plot energji. Mendova se kjo do
t’i dispononte të gjithë për daljen e natës”, tha Tom.
“Gjithçka shkoi mirë derisa nuk e godita xhamin”, tha ai. E ka qarë
ballin, ka lënduar kraharorin dhe belin. Ai thotë se është turpëruar
edhe si profesionist. Ai përndryshe është shef i një firme ndërtimtarie
në Mançester dhe për të punojnë 65 njerëz.
[youtube]