Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur tradhtia forcon dashurinë

Shko poshtë

Kur tradhtia forcon dashurinë Empty Kur tradhtia forcon dashurinë

Mesazh nga Ditta Thu Feb 03, 2011 8:29 pm

Kur tradhtia forcon dashurinë Lidhja_4

Shumë
histori të jetuara personalisht na kanë treguar se si tradhtia i ka
ndihmuar të shpëtojnë madje edhe të forcojnë lidhjet e tyre
sentimentale.
Të gjithë thonë se tradhtia është gjëja më e keqe
që mund të ndodhë në një histori dashurie. Një veprim thuajse i
pafalshëm, sinonim i mungesës së respektit, mëkati më i madh.
Megjithatë, ndonjëherë arrin të jetë thuajse e nevojshme. Sepse nga një
anë na kujton se në dashuri ashtu si në luftë nuk ka rregulla dhe nga
ana tjetër është në gjendje të zgjojë ndjenja të përgjumura dhe të na
kujtojë se përse jemi dashuruar me partnerin tonë. Shumë histori të
jetuara personalisht na kanë treguar se si tradhtia i ka ndihmuar të
shpëtojnë madje edhe të forcojnë lidhjet e tyre sentimentale. Por si
mund të shpjegohet fakti se një tradhti mund të shërbejë pozitivisht në
një lidhje?
Armiku numër një në një çift është rutina dhe të menduarit se në
lidhjen e tyre nuk ka më asgjë për të zbuluar. Një tradhti mund të jetë
si një rrufe në një qiell të qetë, që vjen e vendos disa siguri. Na bën
të kuptojmë dhe të qartësojmë shumë gjëra mbi atë çka duam. Tradhtia në
bën të hapim sytë dhe në këtë aspekt është pozitive për jetën në çift.

Në cilat situata tradhtia mund të jetë pozitive për çiftin?
Nuk mund të përgjithësohet: ajo që mund të ndihmojë një çift, mund të
shkatërrojë një tjetër. Tradhtia shpesh mund edhe ta përkeqësojë
situatën. Sigurisht që ka shumë histori që përfundojnë pozitivisht nga
kjo eksperiencë, por gjithmonë duhet pasur kujdes: shumë shpesh një
tradhti e shkatërron një lidhje sentimentale, në vend që të zgjidhë
problemet që ajo ka.

Rreziqet e kësaj metode
Të përdorësh tradhtinë për të përmirësuar situatën në një çift mund
të jetë e rrezikshme, sidomos në rastet kur ajo zbulohet nga partneri.
Me pak fjalë: asnjë avantazh nga tradhtia nuk do të arrijë të kompensojë
rreziqet dhe vuajtjen që mund të shkaktojë. Asnjëherë tradhtia nuk
rekomandohet si metoda për të shpëtuar një çift në krizë.
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Kur tradhtia forcon dashurinë Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Kur tradhtia forcon dashurinë Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi