Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa “djallëzi” për të rifituar të dashurin

Shko poshtë

Disa “djallëzi” për të rifituar të dashurin  Empty Disa “djallëzi” për të rifituar të dashurin

Mesazh nga Ditta Thu Feb 03, 2011 8:31 pm

Disa “djallëzi” për të rifituar të dashurin  Dashuria_3
Kohët e fundit keni përshtypjen se ai nuk ju dëgjon më kur i thoni diçka. Në çdo kohë duket sikur është i humbur shpirtërisht.
Indiferente
- Mos e puthni pas kthimit nga qyteti, kur jua hap derën.
- Në qoftë se ai pi kafenë pa sheqer dhe pa qumësht, kur ia bëni kafenë nxirrini edhe sheqer edhe qumësht. Dhe anasjelltas...
- Harrojeni ditëlindjen e tij.
- Mos i rregulloni flokët ashtu siç i pëlqen atij. Në qoftë se ju
kundërshton, thuajini se me modelin e mëparshëm e ke ndierë veten si një
femër e huaj.

Bëjeni xheloz
- Ftoni në shtëpi ndonjë mik tuajin të vjetër nga gjimnazi apo nga
studimet për "të pirë" nga një gotë dhe rrini me të derisa të kthehet ai
në shtëpi në mënyrë që takohet me të. Në qoftë se ai ju telefonon dhe
ju thotë se do të vonohet, i thoni të mos ngutet, sepse...
- Lejoni që t'i gjejë në çantën tuaj dy bileta për kinema apo për në teatër.
- Në qoftë se ai ju thotë se në mbrëmje nuk do të jetë në shtëpi,
thoni se çdo gjë është në rregull. Madje, zëshëm - sikur do ta ndjeni
veten më mirë kur nuk është ai në shtëpi.

Flirtet, “ilaç”
- Keni dalë me bashkëshortin në darkë në një restorant. Pas ushqimit
kryesor, i thoni se duhet të shkoni patjetër në tualet, mirëpo ndaluni
tek telefoni. Bisedoni së paku 10 minuta me ndonjë miken tuaj. Në qoftë
se ju pyet se me kë biseduat aq gjatë, i thoni të vërtetën, por
skuquni.
- Kur jini e sigurt se ai është vetëm në shtëpi, thuajini dikujt t’ju
kërkojë në telefonin e shtëpisë, dhe kur të dëgjojë zërin e burrit
tuaj, le ta lëshojë receptorin.
- Ndryshojeni pamjen tuaj nga koka deri tek thembrat, por duhet të
kujdeseni që të mos mendojë se për shkak të tij e keni bërë atë
ndryshim.

Në qoftë se edhe këto këshilla nuk ju ndihmojnë, lëreni të shkojë në
rrugën e tij. Nuk ka asnjë kuptim që të jetoni bashkë me atë njeri që
nuk dëshiron të jetë me ju. Edhe diçka. Mos harroni t'i thoni herë pas
here se "jeni ngopur me të gjitha".
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Disa “djallëzi” për të rifituar të dashurin  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Disa “djallëzi” për të rifituar të dashurin  Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi