Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Organizoni lajmet nga Twitter në celularin tuaj

Shko poshtë

Organizoni lajmet nga Twitter në celularin tuaj  Empty Organizoni lajmet nga Twitter në celularin tuaj

Mesazh nga Ditta Thu Feb 03, 2011 8:40 pm

Organizoni lajmet nga Twitter në celularin tuaj  Twitter-1
Twitter është mjaft i mirë për të shumë gjëra, por nëse do të
dëshironit që të filtroni rrëmujën dhe të shihni vetëm lajme të duhura
në rrjetin shoqëror, aplikacioni Smartr, i cili është pa pagesë, do të
ju tregojë lidhjet e shpërndara, në një format të përshtatshëm për lexim
RSS është një rrugë shumë e mirë për informim, por disa ushqyes me
RSS (ta zëmë si shembull RSS-in e the New York Times) mund të postojnë
shumë lajme të reja dhe të shpejta. Për më shumë, ju do të mund të
humbni ndonjë postim të shkëlqyer në ndonjë blog vetëm për shkak se ju
nuk e ndiqni atë blog rregullisht. Kjo është një gjë më tepër që e bën
rrjetin Twitter të mahnitshëm - njerëzit që ju i ndiqni mund të
pasurojnë rrjedhshmërinë sipas dëshirës me lajme dhe lidhje interesante
që nuk bëjnë mbingarkime, siç mund të bëjnë zakonisht ushqyesit me RSS.

Aplikacioni Smartr filtron cicërimet me lidhjet në to dhe mundëson që
lehtësisht të bëhet skanimi i rrjedhshëm i pamjes së artikullit nga
burimet tuaja të pëlqyeshme. Ju mund t’i lexoni artikujt brenda
aplikacionit, ose t’i dërgoni ato në Instapaper ose Read it Later. Ju
mund të shkëmbeni artikujt me Posterous, Tumblr, Facebook dhe me letër
elektronike. Nëse e shihni si të vështirë për të qenë në rrjedha me
lidhjet që postohen në Twitter nga shokët tuaj gjatë ditës, kjo është
një rrugë shumë e mirë për t’i ruajtur ato për një lexim të mëvonshëm.

Smartr është një ngarkesë falas për iOS.
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Organizoni lajmet nga Twitter në celularin tuaj  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Organizoni lajmet nga Twitter në celularin tuaj  Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi