Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien

Shko poshtë

Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien  Empty Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien

Mesazh nga Ditta Sat Feb 05, 2011 8:10 am

Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien  F.0204235307330_m

Keni, partneri i kukullës më të njohur në botë – Barbie, festoi
ditëlindjen e 50-të. Gjysmë shekulli ai i vardiset të dashurës së tij
dhe ende nuk e ka fituar zemrën e saj. Por, nuk e ka ndërmend të
dorëzohet.
Shenja të pleqërisë – në trup dhe rrudha në ballë -
nuk do të shihni tek Keni, edhe pse është 50 vjeçar. Ende është shumë
vital dhe shumë modern. Gjithmonë e ka përcjellë modën dhe ka pas
styling të gatshëm për gjithçka – qoftë kur vishet serioz ose për të
dalë në disko. Një kohë bile ka qenë edhe punker.
Por dëshira e tij e vetme që nuk i është realizuar ende është të
vishet si dhëndër dhe të dal para altarit me të dashurën e jetës së tij –
Barbien. Të gjithë e dinë dashurinë e tyre të madhe, por në biografinë
zyrtare të Kenit thuhet se ai nuk është martuar kurrë dhe Barbie ka
veshur fustanin e nusërisë vetëm për t’i kënaqur shoqet e veta
rrobaqepëse.
Barbie dhe Keni zyrtarisht janë ndarë më 2004, por Keni edhe më tutje
vuan për ish të dashurën. Prodhuesi i kukullave Mattel njoftoi sot në
panairin e lodrave në Nurnberg në Gjermani se Keni nëpërmjet Facebookut
dhe Twitterit po përpiqet të lidhet me Barbien dhe të lidhet sërish me
të, shkruajnë mediat e huaja.
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien  Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi