Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Facebook Phone del javën e ardhshme?

Shko poshtë

Facebook Phone del javën e ardhshme? Empty Facebook Phone del javën e ardhshme?

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Thu Feb 10, 2011 6:30 pm

Facebook Phone del javën e ardhshme? F.0210180439394_210

Për një kohë të gjatë, të gjithë kanë folur dhe komentuar lidhur me faktin që HTC është duke përgatitur të lansojë telefonin e rrjetit më të madh social në botë, i cili do të quhej Facebook Phone.

Mirëpo, reagimi i HTC’së ishte i menjëhershëm, përmes të cilit ata e patën konfirmuar se ky prodhues i telefonave të mençur mobil nuk është duke punuar në telefonin i cili do të lansohej nga Facebook.

Tani, thashethemet për telefonin e Facebook kanë filluar përsëri, dhe faqet më të njohura të teknologjisë raportojnë se Facebook Phone do të lansohet pikërisht në Kongresin Botëror Mobil i cili mbahet javën e ardhshme në Barcelonë.

Sipas Financial Times, thuhet se HTC Facebook Phone do të ketë një buton të dedikuar për Facebook, i cili do të shërbejë si mënyrë e shpejtë e qasjes në këtë rrjet social, edhe pse ende nuk janë dhënë detajet tjera lidhur me karakteristikat që do t’i posedojë ky telefon mobil.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Facebook Phone kësaj radhe do të jetë i vërtetë, gjë që nuk do të pritej keq nga përdoruesit e këtij rrjeti social, të cilët e kanë pëlqyer idenë e telefonit HTC, i cili vjen nga Facebook.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 35
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Facebook Phone del javën e ardhshme? Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Facebook Phone del javën e ardhshme? Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi