Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka nëse Facebook e blen Twitter?

Shko poshtë

Çka nëse Facebook e blen Twitter?  Empty Çka nëse Facebook e blen Twitter?

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Fri Feb 11, 2011 1:06 pm

Çka nëse Facebook e blen Twitter?  F.0210212328879_210

Gjatë ditës së sotme, Wall Street Journal ka deklaruar se Facebook dhe Google kanë filluar bisedat preliminare për blerjen e mikro-blogut më të madh në botë, Twitter.

Mirëpo, në këtë informacion nuk janë dhënë shumë të dhëna apo detaje tjera, ndërsa WSJ në artikullin e saj kryesisht ishte fokusuar në vlerën financiare të Twitter, për të cilën konstatonte se sillej prej 8 deri në 10 miliardë dollarë.

Shumë njerëz, këtë lajm e kanë pranuar me rezervë, ndërsa WSJ thotë se lidhur me këtë i ka cituar njerëzit që janë të përfshirë shumë afër në këtë përvetësim të mundshëm. Në anën tjetër, as Facebook e as Google nuk kanë pranuar të flasin për këtë gjë.

Në muajin shtator, Twitter kishte më shumë se 175 milionë anëtarë në tërë botën, ndërsa shumë njerëz thonë se ky rrjet social është unik dhe se ka një të ardhme të pavarur nga këto dy kompani, të cilat paraqiten si blerës potencial të faqes.

Ndërsa, gjatë muajit shtator Twitter kishte ngritur një fond prej 200 milionë dollarësh, i cili ka bërë që vlera tregtare e kompanisë të ngritet në 3.7 miliardë dollarë. Në atë kohë, Twitter ka thënë se me këtë fuqi të re financiare ajo do të sjell risi për përdoruesit e saj.

Pyetja për të gjithë lexuesit e Telegrafit, të cilët janë përdorues të rregulltë të Google, Twitter, ose Facebook është; cila është zgjidhja më e mirë për Twitter – Facebook apo Google?
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 35
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Çka nëse Facebook e blen Twitter?  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Çka nëse Facebook e blen Twitter?  Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi