Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skenarė ogurzezė pėr Maqedoninė

Shko poshtė

Skenarė ogurzezė pėr Maqedoninė  Empty Skenarė ogurzezė pėr Maqedoninė

Mesazh nga D3M1 Sat Feb 12, 2011 8:42 am

Skenarė ogurzezė pėr Maqedoninė  F0212093142543m

Njohėsit e zhvillimeve politike nė Maqedoni si dhe pėrfaqėsuesit e organizatave joqeveritare shprehin shqetėsimin pėr tensionimin e marrėdhėnieve ndėretnike dhe ndarjeve tė etnike nė vend tė cilat sipas tyre po arrijnė njė nivel tė paprecedent.
Organizata pėr Bashkėpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) vlerėson se, politikat qeveritare tė udhėhequra nga kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski mund tė thellojnė hendekun mes shqiptarėve dhe maqedonasve, dy komunitetet mė tė mėdha nė vend.
“Politikat provokuese tė kryeministrit aktual ndaj shqiptarėve etnik, por edhe provokimet tjera qė bėhet nė raport me fqinjėt, sidomos grekėt dhe bullgarėt mund tė ēojnė edhe deri nė ndarjen e Maqedonisė, e cila do tė ishte fatale pėr gjithė rajonin dhe mė gjerė. Padėgjueshmėria e kryeministrit Gruevski ndaj komunitetit ndėrkombėtarė si dhe mos interesimi i tij pėr integrimin e vendit nė strukturat euroatlantike janė argumente qė flasin hapur se ky lider ka qėllimet tė errėta pėr Maqedoninė”, vlerėson kryetari i OBRIE, Muhamer Pajaziti.

Nė anėn tjetėr, nuk janė tė rastėsishme as deklaratat e kreut tė partisė shqiptare, pjesė e qeverisė Gruevski, i cili brenda njė kohe tė shkurtėr, pa e pyetur askush shprehet kundėr ndarjes sė Maqedonisė. Kjo sikur dėshmon njė lloj presioni ndaj tij, pėr tė pėrsėritur deklaratat e tij tė mėparshme lidhur me kėtė ēėshtje.

Ndėrkohė, edhe publicisti i njohur Veton Surroi ditė mė parė deklaroi se Maqedonia dhe Bosnjė Hercegovina mund tė shkatėrrohen.“Me qėllim tė tė kuptuarit tė shenjave tė kėtyre rrugėve, shpėrbėrja duhet tė pėrkufizohet si hapi tjetėr negativ pas status quo-s negative aktuale (konflikti i ngrirė nė Kosovė, Bosnjė-Hercegovina jofunksionale, mangėsia e legjitimitetit nė Maqedoni, politikat irredentiste nė Serbi) apo mė keq, sekuenca e ndarjes etnike (me siguri tė realizuara me dhunė) qė do tė shkatėrrojė Bosnjė-Hercegovinėn dhe Maqedoninė, si dhe do tė gėzojė apetitet pėr territor tė serbėve, kroatėve e shqiptarėve”, ėshtė shprehur Surroi

Shtetet fqinje, si Bullgaria dhe Greqia duke shfrytėzuar situatėn e brishtė nė Maqedoni, i kanė shtuar apetitet e tyre duke riaktualizuar ēėshtjet e hapura me Shkupin zyrtar.

Sė fundi, njė grup intelektualėsh bullgar i kanė dorėzuar njė peticion UNESCO-s me tė cilin kėrkojnė qė tė ndėrpritet pėrvetėsimi i gjuhės, historisė dhe kulturės bullgare nga Maqedonia.

Njė ton mjaftė i ashpėrsuar vėrehet edhe nga pala greke e cila ka vendosur vijat e kuqe pėr ndryshimin kushtetues tė Maqedonisė. Grekėt vazhdojnė tė pohojnė se Maqedonia me mos ndryshimin e emrit kushtetues, hapur shpreh pretendime territoriale ndaj Greqisė.

Ndarja e Maqedonisė, nuk ėshtė diēka risi, gjatė konfliktit tė 2001-shit, ish-kryeministri Lubēo Georgievski pati propozuar, jo vetėm ndarje etnike tė Maqedonisė, por edhe ndryshimin e kufijve nė rajon. Mirėpo kėto ide janė parandaluar nga bashkėsia ndėrkombėtare e cila ėshtė shprehur hapur se nė Ballkan nuk do tė ketė mė ndryshim tė kufijve. /INA/ /Telegrafi/

D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Skenarė ogurzezė pėr Maqedoninė  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Skenarė ogurzezė pėr Maqedoninė  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi