Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arusha polare notoi 9 ditë për të mbijetuar

Shko poshtë

Arusha polare notoi 9 ditë për të mbijetuar  Empty Arusha polare notoi 9 ditë për të mbijetuar

Mesazh nga Rreze Sat Feb 12, 2011 8:58 am

Arusha polare notoi 9 ditë për të mbijetuar  Arusha
Detin Beufort në veri të Alaskës, shkencëtarët kanë zbuluar një arushë
polare, e cila ka notuar 687 km pa pushuar për të mbijetuar.
Shkencëtarët mendojnë se shkaku i largimit të arushës është shkrirja e
akujve në zonën ku jetonte.

Arinjtë polarë shquhen për
gjuetinë e fokave tek akullnajat në tokë dhe në det. Por, studiuesit
pohojnë se rritja e nivelit të detit shkrin akullnajat dhe për këtë
arsye arinjtë polarë janë të detyruar të notojnë në distanca më të
gjata. Duke vepruar kështu ato rrezikojnë shëndetin dhe brezat e
ardhshëm.

Bazuar tek të dhënat e specialistëve, kjo është hera e
parë që një ari polar arrin të përshkojë një distance kaq të gjatë dhe
për here të parë është ndjekur nga afër udhëtimi i tij. Shkencëtarët
theksuan se në qafën e arushës ishte vendosur GPS me ndihmën e të cilit
kanë vëzhguar të gjitha lëvizjet e saj për dy muaj me radhë.


Zoologu George Durner shpjegoi se si arusha në fjalë arriti të notonte
në ujë, temp e të cilit ndryshonte nga 2 deri në 6 gradë. “Arusha ka
humbur 22 % të shtresave dhjamore brenda dy muajve”, pohoi Durner.
Rreze
Rreze
Legend´s
Besa-Bess
Legend´sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 8687
Mosha : 28
Viti: : 18/07/1995
Vendbanimi: : Atje Ku Mungon Tii...!!!
Aktiviteti :
Arusha polare notoi 9 ditë për të mbijetuar  Left_bar_bleue99 / 10099 / 100Arusha polare notoi 9 ditë për të mbijetuar  Right_bar_bleue

Registration date : 01/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi