Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puthja e parë e fotografuar ishte lezbike

Shko poshtë

Puthja e parë e fotografuar ishte lezbike  Empty Puthja e parë e fotografuar ishte lezbike

Mesazh nga D3M1 Sat Feb 12, 2011 10:16 pm

Puthja e parë e fotografuar ishte lezbike  F0212210139924m

Disa ditë para Shën Valentinit, është zbuluar një fotografi e re e cila konsiderohet si më e vjetra ku është regjistruar një puthje. Artisti amerikan dhe profesori i universitetit David Gordon nuk gjeti filmin komplet por vetëm serinë e fotografive të vazhdueshme të cilën vendosi ta reanimojë.
Serinë e fotografive e kishte bërë Eadweard Muybridge ndërmjet viteve 1872 dhe 1885 duke tejkaluar fotografinë e mëhershme “The Kiss” e cila është regjistruar më 1886.

E veçanta e kësaj vepre është se për dallim prej xhirimeve tjera të hershme të puthjeve, nuk është përjetësuar puthja ndërmjet një burri dhe gruaje por ndërmjet dy grave lakuriq.

“Romanca gjithmonë ka qenë e rëndësishme për artin e filmit dhe mendoj se ka ardhur koha të rregullohet gabimi historik. Por kush do të kishte menduar se puthja e parë e regjistruar në film do të jetë ndërmjet dy grave? Kjo puthje dallon aq shumë prej puthjeve tjera të fotografuara në atë periudhë kohore sa që me siguri do t’i shokojë shumë njerëz, por shpresoj se do të ketë shumë më shumë njerëz që do të intrigohen nga kjo fotografi”, komenton profesori Gordon zbulimin befasues.

Gordon do ta publikojë animacionin e reinkarnuar të fotografive për ditën e Shën Valentinit. /Telegrafi/

D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Puthja e parë e fotografuar ishte lezbike  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Puthja e parë e fotografuar ishte lezbike  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi