Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mozilla plason 4 versione të reja të Firefoxit më 2011

Shko poshtë

Mozilla plason 4 versione të reja të Firefoxit më 2011 Empty Mozilla plason 4 versione të reja të Firefoxit më 2011

Mesazh nga D3M1 Sun Feb 13, 2011 12:51 pm

Mozilla plason 4 versione të reja të Firefoxit më 2011 D15d9de00d798871a6e8c11cd171204f

Kaliforni, 13 shkurt - Duke pasur parasysh tempin e çmendur të publikimit të Chrome, ishte e pritshme që edhe Mozilla nga një kërmill të shndërrohej në një zog të shpejtë vrapues. Fondacioni Mozilla sapo ka paralajmëruar ndryshimin e strategjisë së zhvillimit të browserit të popullarizuar dhe ka paralajmëruar që deri në fund të vitit 2011 do të plasojë hiç më pak se katër versione të reja – 4.0, 5.0, 6.0 dhe 7.0. Duke pasur parasysh se sa e ka relativizuar freskimi i shpeshtë dhe në prapavijë pa shumë zhurmë i Chrome vendosjen e numrave të versioneve, çudit fakti që Mozilla nuk ka marrë një vendim të tillë më herët.
Kryesorja, të ardhmen funksionet e reja do të vijnë në “copa” më të vogla dhe më shpesh, ndërsa është paralajmëruar edhe optimizmi i funksionimit të aplikacionit duke shkurtuar kohën e “click to render” nën 50 ms, zgjerimi i platformës në aplikacione, rrjete sociale dhe mbrojtje të identitetit, me rritje të vazhdueshme të stabilitetit dhe përpunim të mëtejmë të interfejsit.
Firefox 4 është dashur të prezantohet kah fundi i vitit të kaluar, por Mozilla po vonohet, madje është paralajmëruar që ndoshta edhe lansimi në mars është në pikëpyetje për shkak të numri të madh të bugëve. Ndërkohë Chrome ngadalë mbledh shfrytëzues të rinj, derisa Firefoxi stagnon.

D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Mozilla plason 4 versione të reja të Firefoxit më 2011 Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Mozilla plason 4 versione të reja të Firefoxit më 2011 Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi