Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjyshja (61 vjeçare) lindi nipin e saj

Shko poshtë

Gjyshja (61 vjeçare) lindi nipin e saj  Empty Gjyshja (61 vjeçare) lindi nipin e saj

Mesazh nga D3M1 Mon Feb 14, 2011 10:04 am

Gjyshja (61 vjeçare) lindi nipin e saj  F.0214095117576_m

Të lindësh në moshën 61 vjeçare në vetvete është e pabesueshme, por Kristine Casey jo vetëm se lindi në atë moshë, por solli në këtë botë nipin e saj.
Casey është gruaja më e vjetër që ka lindur ndonjëherë në Illinois, pas menopauzës arriti ta lindë një fëmijë të shëndetshëm. Vajza e amerikanes dhe dhëndëri i saj po përpiqeshin që shumë vite të lindnin një fëmijë por pa sukses. Sara Connell që në vitin 2004 kishte filluar përpjekjet për të mbetur shtatzënë.

U vërtetua se ajo s’mund të mbeste shtatzënë me rrugë natyrale dhe vendosi për mbarsim artificial. Herën e parë mbeti shtatzënë me binjakë, por të dy lindën të vdekur, ndërsa herën e dytë pati një abort spontan.

Mu për këtë arsye kërkoi ndihmën e nënës së saj, e cila shtatzëninë e fundit e kishte kryer para 30 vitesh. Sara dhe bashkëshorti i saj Bill janë prindër biologjik të foshnjës, ndërsa Kristine Casey vetëm se ka bartur embrionin e krijuar nga qeliza vezë dhe sperma e qiftit.

“Kur pashë foshnjën së pari fillova të qajë. Kjo është një mrekulli e madhe”, tha Sara Connell për gazetën “Chicago Tribune”. Gjatë lindjes nuk ka pasur kurrfarë komplikimi. Qifti më në fund është i lumtur për fëmijën e lindur, por me siguri se do të ballafaqohet me probleme kur djali pasi të rritet do të fillojë të kërkojë sqarime se si ka ardhur në këtë botë. /Telegrafi/


D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Gjyshja (61 vjeçare) lindi nipin e saj  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Gjyshja (61 vjeçare) lindi nipin e saj  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi