Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari

Shko poshtë

Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari  Empty Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari

Mesazh nga D3M1 Mon Feb 14, 2011 3:18 pm

Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari  F.0214153615572_m

Para pesë javësh britaniku Luke Seall vendosi të vërtetojë se çfarë mund të shkëmbejë me dhjetë cent. Sot, pas disa shkëmbimeve të pazakonta, ka blerë tokë në Bullgari.
E tëra filloi kur 27 vjeçari Seall nga Brightoni vendosi të shoh se sa kapital mund të grumbullonte brenda vitit duke filluar “biznesin” me dhjetë cent dhe të blejë diçka origjinale.

Në shkëmbimin e parë me vlerë dhjetë centë bleu dy peshq të artë për akuarium. Pasi nuk e kishte ndërmend t’i mbante këto kafshë shtëpiake, publikoi një ofertë për peshqit në internet. Për to ai fitoi një kitarë të vjetër, ndërsa kitarën shpejtë e shkëmbeu me një biçikletë. Me ndihmën e miqve arriti që më pas biçikletën ta shesë për 50 funte.

Vazhdoi me tregtinë, ndërsa për 50 funte mori disa oferta të ndryshme, prej një flauti deri tek lojërat e kompjuterëve, një printer, deri tek një Ford Fiesta e vjetër, shtrat, televizor dhe shumë gjëra tjera me vlerë.

Por oferta më interesante erdhi nga Bullgaria. “Përshëndetje Luke! Më pëlqen projekti yt. A je i interesuar që për 50 funte ta blesh një të katërtën e arit të tokës në Bullgari, afër bregut të Detit të Zi?” thuhet në ofertë. Ishte kjo një ofertë që s’mund ta refuzonte, por loja ende s’ka marrë fund. A është dikush i interesuar për truallin në Bullgari?

“Mendoj se jam vetëm kureshtar se deri ku do të mbërrijë, por arsye e vërtetë pse kjo lojë më pëlqen është edhe fakti se vetëm me dhjetë centë mund të bëhesh pjesë e diç mjaft të madhe", tha Seall. /Telegrafi/

D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi