Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lunacek: Kosova ka probleme me imazhin

Shko poshtė

Lunacek: Kosova ka probleme me imazhin Empty Lunacek: Kosova ka probleme me imazhin

Mesazh nga D3M1 Thu Feb 17, 2011 11:36 am

Lunacek: Kosova ka probleme me imazhin 17lunacek4

Prishtinė, 17 shkurt - Raportuesja pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka tėrhequr vėrejtjen se Kosova ka problem serioze me imazh, dhe sipas saj duhet tė ndėrmerren hapa urgjente pėr tė punuar rreth kėsaj ēėshtje. Lunacek gjatė njė interviste pėr Radio Dukagjinin, i ka bėrė thirrje spektrit politikė qė tė ndėrmarrin hapa tė menjėhershėm pėr tė pėrmirėsuar imazhin.
“Epo...ta them tė vėrtetėn... nga problemet qė kemi parė nė zgjedhje dhe me raportin e Dick Martit imazhi i Kosovės ka rėnė dukshėm. Pa asnjė dilemė mund tė ta them se, po, ka problem me imazhin e Kosovės dhe ne qė jemi miq tė Kosovės jemi duke tentuar ta informojmė opinionin publik kėtu nė BE se ēfarė nė tė vėrtetė ėshtė duke ndodhur, por, po ashtu ėshtė shumė e vėrtetė se vetė kosovarėt duhet qė tė zgjohen dhe tė bėjnė pėrpjekje qė tė ndryshojnė kėtė imazh”, tha Lunacek.
Ajo ka ftuar kryeministrin nė largim Hashim Thaēi, qė tė bashkėpunoi ngushtė me EULEX-in lidhur me akuzat e ngritura pėr trafikimi organesh.
Lunacek, ka hequr edhe dilemėn nėse statusi do tė mund tė jetė pjesė e bisedimeve tė ardhshme Prishtinė-Beograd. Sipas saj rezoluta e Parlamentit Evropian ka sqaruar pozicionet pėr kėtė ēėshtje.
“Ėshtė e qartė se statusi nuk do tė jetė pjesė e bisedimeve, e me aq sa di unė lidhur me kėtė nuk ka as mė tė voglėn dilemė brenda Bashkimit Evropian. Bisedimet do tė jenė pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve dhe fillimin e bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve tė pavarura “. tha ajo.
Lunacek thotė se ka frik tė flas pėr data, kur ėshtė nė pyetje liberalizimi i vizave pėr Kosovėn.
“Kam frikė se nuk mund tė ta them. Sikur tė varej nga unė apo nga Parlamenti Evropian do tė thosha qė shumė shpejt Kosova do tė pėrfshihej nė kėtė proces. Shpresoj dhe jam duke punuar nė kėtė drejtim, jam duke bėrė presion tek individė tė ndryshėm nė Komisionin dhe Kėshillin e Evropės, pėr aq sa mundem nga pozita e deputetes nė Parlamentin Evropian qė tė ecet para me dialogun pėr vizat”, tha ajo.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Lunacek: Kosova ka probleme me imazhin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Lunacek: Kosova ka probleme me imazhin Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi