Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Smartphone me dy SIM kartela nga ViewSonic

Shko poshtë

Smartphone me dy SIM kartela nga ViewSonic Empty Smartphone me dy SIM kartela nga ViewSonic

Mesazh nga D3M1 Thu Feb 17, 2011 11:40 am

Smartphone me dy SIM kartela nga ViewSonic 17-Smartphone5

Barcelonë, 17 shkurt - Në vigjilje të Mobile World Congress, në Barcelonë, ViewSonic Europe ka paralajmëruar telefonin mobil të mençur V350, i cili bazohet në sistemin operativ Android dhe që mund të pranojë dy kartela SIM në të njëjtën kohë. ViewSonic nuk ka precizuar se cili procesor do ta vërë në lëvizje këtë smartphone, por ka theksuar që do të liferohet me Android 2.2 (Froyo). Ky telefon do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale 3.5 inçë dhe kamerë me rezolucion pesë megapixelë. Shtesat si Bluetooth dhe WiFi dhe GPS janë standarde për telefonat e mençur Android.
Kurse ViewPad 10Pro është tablet i ViewSonic, i cili ka ekran 10-inçësh të ndjeshëm në prekje. Ajo që e dallon atë nga konkurrenca është shfrytëzimi i dy sistemeve operative në të njëjtin kompjuter. Prodhuesi në të do të instalojë Windows 7 Professional dhe Google Android 2.2, ndërsa shfrytëzuesi kur e ndez atë do të mund të zgjedhë sistemin që dëshiron ta startojë. ViewPad 10Pro do të ketë procesor Intel Oak Trail. Të dy këto aparate do të mund të shihen në stendën e ViewSonic në Barcelonë.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Smartphone me dy SIM kartela nga ViewSonic Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Smartphone me dy SIM kartela nga ViewSonic Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi