Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biçikletë për pastrimin e ujit

Shko poshtë

Biçikletë për pastrimin e ujit  Empty Biçikletë për pastrimin e ujit

Mesazh nga D3M1 Fri Feb 18, 2011 10:29 am

Biçikletë për pastrimin e ujit  F.0218101338515_m

Kompania japoneze “Nippon Basic” po bëhet gati të lansoi në Bangladesh prodhimin e biçikletave e cila mund ta pastrojë ujin, e dedikuar për zonat e goditura nga katastrofat natyrore.

“Vozitni biçikletë deri tek lumi, pishina ose ndonjë burim tjetër i ujit, ndërsa këmbët tuaja mjaftojnë për prodhimin e ujit të pijes”, sqaroi Yuichi Katsuura, kryetar i kompanisë e cila ka shpikur këtë biçikletë, gjatë sallonit të të arriturave teknologjike në rajonin Kawasaki të Japonisë.

Shfrytëzuesit duhet që thjeshtë ta vendosin sistemin “Cycloclean” në pjesën e prapme të biçikletës së tyre, ndërsa gypin nga sistemi ta fusin në burimin e ujit, e më pas thjeshtë me lëvizjen e pedaleve uji pompohet dhe pastrohet nëpër tre filtra të lidhur për rrotën e prapme të biçikletës.

Sistemi mund t’i pastrojë deri në pesë litra ujë në minutë. Pompa mund të ngrehë ujin deri në pesë metra thellësi.

Në Japoni ky model i biçikletave shitet për 4850 euro, por kompania ka ndërmend ta ulë çmimin pas një bashkëpunimi me firmat lokale në Bangladesh. /Telegrafi/
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Biçikletë për pastrimin e ujit  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Biçikletë për pastrimin e ujit  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi