Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre në pranga për posedim droge

Shko poshtë

Tre në pranga për posedim droge Empty Tre në pranga për posedim droge

Mesazh nga D3M1 Sun Feb 27, 2011 3:08 pm

Tre në pranga për posedim droge F.0227134138156_m
Policia e Tiranës sekuestroi në orët e para të mëngjesit të së shtunës një sasi prej 30 kilogramë drogë e dyshuar të jetë cannabis sattiva, e ndarë në pako.

Operacioni i koduar “Kufiri Ndarës II” përfundoi me arrestimin e tre shtetasve, si posedues të lëndë narkotike. Në pranga ranë Gjergji Qose (38), banues në Tiranë, Genci Zekolli (44), banues në Tiranë, si dhe Ylli Kazazi (54), banues në Tiranë.

Kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen në Tiranë, e vendet fqinje me Shqipërinë, e cila në momentin e sekuestrimit u gjend e ndarë në disa qese.

Gjatë kontrollit të banesës së ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua sasia e drogës. Policia sqaroi se operacioni vazhdon intensivisht për të zbuluar rrjetin e trafikut. /Telegrafi/
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Tre në pranga për posedim droge Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Tre në pranga për posedim droge Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi