Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për vrasjen e fëmijës nga Uglari dyshohet një serb

Shko poshtë

Për vrasjen e fëmijës nga Uglari dyshohet një serb Empty Për vrasjen e fëmijës nga Uglari dyshohet një serb

Mesazh nga AmazinnG GirL Sun Mar 06, 2011 2:45 pm

Gjilan, 6 mars – Në lidhje me rastin e vrasjes së një fëmije 14 vjeç nga fshati Uglar i Gjilanit, policia ka arrestuar një të dyshuar. I arrestuari është nga fshati Pasjan i komunës së Parteshit. Ai është ndalë për 48 orë për hetime. I arrestuari Zh.S (1967), qytetar serb nga fshati Pasjan, dyshohet të jetë i përfshirë në rastin në fjalë.
Policia nuk ka bërë të njohur identitetin e viktimës, por nga familjarët mësohet se
bëhet fjalë për Leutrim Musliun, i lindur më 1997.
Ky rast, që ka tronditur Gjilanin, ka ndodhur pasditen e 5 marsit, ku, sipas policisë, viktima, i shoqëruar nga babai dhe disa persona të tjerë, po ktheheshinnga mali, ku kishin shkuar për të marrë dru. Sipas prindit të fëmijës së vrarë, ata ishin gjuajtur me të gjitha llojet e armëve nga të dy krahët. Ai thotë të ketë qenë si luftë dhe se janë përdorur edhe bomba.
Sipas Rrahim Musliut, prindit të Leutrimit të vrarë, ata janë gjetur në mes të shtënave nga të dyja krahët. Ai ka thënë se ka pasur dy grupe dhe se prej njërës anë i është vrarë djali, ndërsa nga të shtënat e anës tjetër i është vrarë kali, me të cilin bartte drutë.
Sipas tij, të shtënat nga të dyja anët nuk kishin pushuar. Ndërkohë Leutrimi i plagosur është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku konstatohet vdekja e tij nga plagët e marra prej armës së zjarrit. Sipas Rrahimit, dyshohet se ishte shtënë nga automatiku. Ndërkaq, Policia ka njoftuar të dielën se gjatë bastisjes në shtëpinë e serbit të dyshuar për vrasjen e fëmijës, është gjetur një pushkë gjuetie dhe disa fishekë.
Autoritetet komunale në Partesh kanë thënë se në këtë rast nuk duhet të përzihet politika, por rastin duhet ta zbardhë policia dhe organet gjyqësore.

Tags. Vrasja, fëmija, i dyshuari
AmazinnG GirL
AmazinnG GirL
Legend´s
Besa-Bess
Legend´sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 4276
Mosha : 28
Viti: : 17/10/1995
Vendbanimi: : n'Kojshi :P
Aktiviteti :
Për vrasjen e fëmijës nga Uglari dyshohet një serb Left_bar_bleue50 / 10050 / 100Për vrasjen e fëmijës nga Uglari dyshohet një serb Right_bar_bleue

Registration date : 21/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi