Videofesti muzikor pėrgatitet pėr edicionin e nėntė
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Videofesti muzikor pėrgatitet pėr edicionin e nėntė
Artistė nga tė gjitha trevat shqiptare pėr tė nėntėn herė me radhė do tė bėhen bashkė nė evenimentin, i cili ka marrė epitetin mbrėmja e yjeve.
Tepihu i kuq, ēmimet, programi artistik e shumė befasi tė tjera janė pjesė tė agjendės sė kėtij edicioni tė Videofestit muzikor, i cili organizohet nga instituti pėr kulturė dhe sport INKUS nė bashkėpunim me Kohavisionin.
Evenimenti i vetėm nė Kosovė qė shpėrblen videoklipet do tė mbahet nė mbrėmjen e 16 majit, nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės. Krahas shpėrblimeve, programi artistik i
Videofestit muzikor kėtė vit do ti dedikohet dashurisė. Kėngėtarja Yllka Kuqi, e shoqėruar nga vokalisti i grupit Kthjellu, Mentor Haziri, janė pėrzgjedhur tė jenė nikoqirė tė ceremonisė.
Erolld Belegu, organizator i Videofestit muzikor, ka thėnė se tashmė ėshtė bėrė pėrmbledhja e videoklipeve qė do tė klasifikohen pėr tė hyrė nė garė.
Ėshtė pėrmbyllur procesi i pranimit tė videoklipeve. Tė gjitha videoklipet muzikore qė janė transmetuar nė televizionet tona deri mė tani do tė hyjnė nė konkurrim, ka thėnė ai, derisa ka shtuar se pėrzgjedhja e parė do tė bėhet nga televizionet qė bashkėpunojnė me Videofestin.
Mė pas do tė formohet juria e cila bėn identifikimin e nominimeve, ka thėnė Belegu.Sipas Belegut, sikurse vitet e kaluara, nominimet do tė bėhen nė gjashtėmbėdhjetė kategori, por me disa ndryshime.
Kėtė vit do tė fokusohemi mė shumė te shpėrblimet e publikut. Do tė shpėrblejmė videoklipin mė tė shikuar nė you tube, atė mė tė pėlqyer nė facebook e tė ngjashme, ka thėnė Belegu.
Duke thėnė se nominimet pėr ēmimet e Videofestit muzikor do tė publikohen gjatė dhjetė ditėve tė ardhshme, Belegu ka thėnė se kėtė vit pėrzgjedhja do tė bėhet nga njė produksion i jashtėm, qė nuk ėshtė nė konkurrencė.
Vlerėsimi do tė bėhet nė bashkėpunim me produksione tė jashtme, qė nuk janė pjesė e garės, nė mėnyrė qė tė jemi sa mė transparentė, ka thėnė ai.
Belegu po ashtu ka theksuar rolin e Videofestit muzikor nė ngritjen e cilėsisė sė videoklipeve shqiptare. Pėrveē qė ka ndikuar dukshėm nė rritjen e cilėsisė sė videoklipeve, Videofesti po ashtu ka pasur njė evolucion pėrgjatė edicioneve sa i pėrket organizimit dhe gjithēkaje tjetėr, ka thėnė ai.
Ndėrkohė drejtori artistik i Videofestit muzikor, Florent Boshnjaku, ka siguruar se programi artistik i kėtij evenimenti do tė jetė atraktiv.Kėtė vit kemi pėrzgjedhur dashurinė si temė tė spektaklit dhe gjithēka do tė lidhet me tė, ka thėnė Boshnjaku.
Ai ka shtuar se tashmė ėshtė nė pėrgatitje tė pikave artistike qė do ta shoqėrojnė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve.
Do tė ketė tetė deri nė dhjetė pika, kryesisht muzikore. Do tė kėndohen hite botėrore tė periudhave tė ndryshme qė i kushtohen dashurisė, por ka edhe disa kėngė shqipe, ka thėnė Boshnjaku.
Duke thėnė se organizatorėt janė duke punuar qė tė ofrojnė njė program sa mė atraktiv, Boshnjaku ka thėnė se kjo gjė do tė realizohet nė bashkėpunim me kėngėtarė tė rinj qė kanė pushtuar skenėn muzikore shqiptare.
I kemi bėrė aranzhimet e kėngėve, do tė ketė edhe pėrpunime. Kryesisht kėngėt do tė interpretohen nga artistė tė rinj qė kanė famė.
Qėllimi ėshtė qė tu jepet mė shumė hapėsirė talenteve tė reja, ka thėnė ai.
Vitin e kaluar nė edicionin e tetė tė Videofestit muzikor, ka triumfuar videoklipi Amazing Girl i Dafina Zeqirit. Nė garė pėr kėtė ēmim ishin edhe videoklipet Dy shokė i Nora Istrefit, Stė fal i Kthjellu dhe Florit, si dhe VIP i grupit Skillz.
Nora- Co-Admin
Besa-Bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Registration date : 10/06/2008
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi