Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk ka “shkopi magjik” anticelulit

Shko poshtë

Nuk ka “shkopi magjik” anticelulit Empty Nuk ka “shkopi magjik” anticelulit

Mesazh nga Nora Sat Apr 30, 2011 8:34 am

Nuk ka “shkopi magjik” anticelulit F.0430000544693_m

Celuliti nuk është sëmundje, por për shkak të dukjes jo estetike të trupit, ndikon edhe në stabilitetin psikik të femrave. Frika nga dukja jo e këndshme me veshje të shkurtra gjatë verës, e sidomos me bikini, shkakton ndjenjë të pasigurisë te femrat.
Edhe pse në ditët e sotme thuajse të gjithë dinë për celulitin, megjithatë është shumë i vështirë largimi i tij dhe sidomos është vështirë të shmanget përsëritja e tij.
Ekzistojnë pesë parametra të cilët janë përgjegjës për krijimin e celulitit: stresi, çrregullimet në qarkullim, grumbullimi i lëngjeve të tepërta, grumbullimi i radikaleve të lira dhe toksikeve, krijimi i shtresave ‘të robëruara’ yndyrore nën lëkurë.

Si rezultat i kësaj vjen deri të ndryshimet në indin nënlëkuror ku mblidhet yndyra në formë të fshikave ujore, ndërsa sipërfaqja e lëkurës bëhet e vrazhdë dhe e rrudhosur, sikur korja e portokallit. Ky cikël është vazhdimisht i pranishëm, ndërsa ushqimi i shëndetshëm dhe dietat e caktuara, madje edhe ushtrimet, shpeshherë nuk mjaftojnë.

Është i gabuar mendimi se me anë të një “shkopi magjik” në formën e preparateve anti-celulit mund të shmangen këto ‘sulme’ jo të këndshme për një kohë të shkurtër.

Femrat duhet që preparatet kundër celulitit t’i përdorin gjatë gjithë vitit. Në luftën kundër celulitit ushqimet më të mira natyrore janë cimet, portokalli i hidhët, vaji i farave të grurit i pasur me vitaminë E, barbaroza dhe algat, filizi, vaji i piperit të gjelbër dhe vaji i trëndafilit të egër.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Nuk ka “shkopi magjik” anticelulit Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Nuk ka “shkopi magjik” anticelulit Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi