Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumturohet Papa Gjon Pali II

Shko poshtë

Lumturohet Papa Gjon Pali II Empty Lumturohet Papa Gjon Pali II

Mesazh nga D3M1 Sun May 01, 2011 7:26 pm

Lumturohet Papa Gjon Pali II F.0501131246799_m
Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, e ka deklaruar të dielën liderin e ndjerë katolik, Papa Gjon Pali II, si “të bekuar”, duke hapur rrugën për shenjtërim para një turme prej një milion vetave.
Rreth 90 delegacione nga e tërë bota, si dhe pjesëtarë të pesë familjeve mbretërore dhe 16 udhëheqës shtetesh kanë marrë pjesë në meshën e lumturimit. Në mesin e këtyre delegacioneve janë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan ishte i stërmbushur me njerëz që mezi prisnin të shprehnin dashurinë e tyre për papën e ndjerë, liderin e parë katolik që nuk ishte italian në 400 vjetët e fundit dhe i pari nga Evropa Lindore.

Një nga pelegrinët italian, Frederiko Martinelli, ka shprehur gëzimin e tij për turmën e madhe të njerëzve që ishin mbledhur në Vatikan për lumturimin e Papa Gjon Palit II.

“Padyshim që është një festë e madhe, një festë e madhe për të gjithë. Kjo gjithashtu është një fitore, sinqerisht e them një fitore ndaj kundërshtarëve dhe një konfirmim për papatin e Papa Gjon Palit II”, ka thënë Martinelli.

Papa Gjon Pali II ishte nga Polonia, ndërsa vdiq në vitin 2005, duke qenë në krye të Kishës Katolike për 26 vjet. Gjatë kësaj kohe ai vizitoi qindra shtete, në shumë prej të cilave ishte jashtëzakonisht popullor. Ai njihet për qëndrimin e tij të ashpër kundër tolitarizmit, me theks të veçantë komunizmit dhe shtytjen para të dialogut në mes të feve të ndryshme.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Lumturohet Papa Gjon Pali II Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Lumturohet Papa Gjon Pali II Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi