Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet Osama bin Laden

Shko poshtë

Vritet Osama bin Laden Empty Vritet Osama bin Laden

Mesazh nga Zyma Mon May 02, 2011 9:03 am

Vritet Osama bin Laden 02laden4
Osama bin Laden, udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Qaedas është vrarë në një operacion të forcave amerikane në Pakistan.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti amerikan, Barack Obama. Truri i
sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara u vra brenda
territorit të Pakistanit dhe SHBA-të kanë trupin e tij, transmeton
lajmin Radio Evropa e Lirë.

“Vdekja e bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të
vendit tonë në luftën kundër Al Qaedas. Por vdekja e tij nuk shënon
fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Qaeda do të vazhdojë të
përpiqet të na sulmojë. Ne duhet dhe do të jemi vigjilent si brenda dhe
jashtë", tha presidenti Obama.

Presidenti amerikan tha se forcat amerikane që morën pjesë në operacionin e vrasjes së bin Ladenit nuk pësuan asnjë humbje.

Raportet e para flasin për një sulm të forcave të SHBA-ve drejtuar
ndaj një vile jashtë Islamabadit dhe pati luftime në vendin e ngjarjes.

Mijëra njerëz janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në vendin
ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork duke valëvitur flamuj
amerikanë. Rreth 3000 njerëz u vranë nga sulmet terroriste në SHBA më 11
Shtator 2001.

Ndërkaq, pas lajmit për vrasjen e terroristit bin Lade, kanë ardhur
edhe reagimet e para të burrështetasve botëror. Të parët që e morën vesh
lajmin ishin ish-presidentët amerikanë, Bush dhe Clinton. Presidenti
Bush përmes një deklarate tha se kjo ishte "fitore e madhe për
Amerikën".

Kryeministri britanik, David Cameroon ka qenë ndër të parët që ka
reaguar pas vrasjes së bin Ladenit. Ai tha se vdekja e bin Ladenit ka
sjellë "lehtësim të madh" në të gjithë botën.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg tha se shpreson që lajmi të ndihmojë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.

Kryeministri izraelit ka vlerësuar lart Shtetet e Bashkuara për operacionin që çoi në vrasjen e Osama bin Ladenit.

"Ky është triumf për drejtësinë, lirinë dhe vlerat që ndajnë vendet
demokratike që kanë luftuar bri njëra-tjetrës me vendosmëri kundër
terrorizmit", tha Netanjahu.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë mirëpriti vrasjen e bin Ladenit, të
cilin e cilësoi si një nga terroristët më brutalë. "Ai ka jetët e mijëra
të pafajshmëve në ndërgjegje", tha Westervele.
Zyma
Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 40
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
Vritet Osama bin Laden Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Vritet Osama bin Laden Right_bar_bleue

Registration date : 25/06/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi