Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë ndodh kur ne qeshim?

Shko poshtë

Çfarë ndodh kur ne qeshim? Empty Çfarë ndodh kur ne qeshim?

Mesazh nga Nora Tue May 03, 2011 9:21 am

Çfarë ndodh kur ne qeshim? F.0503004736115_m

Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Njerëzit që besojnë në të mirat që sjell e qeshura thonë që ajo është si një stërvitje e lehtë dhe mund të ofrojë disa nga avantazhet e njëjta që sjell edhe stërvitja.
Kur qeshim ne ndryshojmë psikologjikisht; tendosim muskujt e fytyrës dhe të trupit, pulsi dhe presioni i gjakut rriten dhe marrim frymë më shpejt, duke dërguar më shumë oksigjen në indet tona.

Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Kombinoni të qeshurën dhe lëvizjen (të valëvitni dorën); kjo është një mënyrë e shkëlqyer të përmirësoni rrahjet e zemrës.

Një pionier në kërkimet për të qeshurën, William Fry, pretendonte se, i duheshin 10 minuta mbi një makinë qepëse që rrahjet e zemrës së tij të arrinin në të njëjtin nivel rrahjesh pas 1 minute të qeshure me të madhe. Dhe duket se e qeshura gjithashtu djeg kaloritë.

Një studiues nga Universiteti Vanderbilt, ndërmori një studim të vogël në të cilin ai mati sasinë e kalorive që harxhohen gjatë të qeshurës. Doli se, gjatë një qeshjeje 10-15 minuta digjen 50 kalori. Ndërsa rezultatet janë intriguese, mos jini shumë të nxituar që ta bëni rutinë. Një copë çokollatë ka rreth 50 kalori; në nivelin e 50 kalorive në orë, të humbisni 500 g do t'ju duheshin rreth 12 orë e qeshur e mirë!
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Çfarë ndodh kur ne qeshim? Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Çfarë ndodh kur ne qeshim? Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi