Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miqtë dhe familja janë ilaçi më i mirë për trurin

Shko poshtë

Miqtë dhe familja janë ilaçi më i mirë për trurin Empty Miqtë dhe familja janë ilaçi më i mirë për trurin

Mesazh nga Nora Wed May 04, 2011 5:45 am

Një studim i ri tregon se shumica e njerëzve të moshuar që kanë një rreth shoqëror të gjerë kishin një reduktim prej 70 për qind në shkallën e rënies së aftësive njohëse, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre më pak social.

Studimi u bazua në 1,138 njerëz për afërsisht pesë vite, mosha mesatare e të cilëve ishte 79 vjeç.

Nga studimi i realizuar u zbulua se aktiviteti social luante një rol të rëndësishëm, pasi lidhej me aftësitë mendore dhe të menduarit.

Studimet e mëparshme kishin gjetur se izolimi social është të paktën po aq vdekjeprurës sa është pirja e duhanit - dyfishon rrezikun e vdekjes më të hershme - dhe personat më të shoqërueshëm janë në rrezik më të ulët nga sëmundjet, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Në fakt të kesh lidhje të forta miqësore dhe familjare redukton rrezikun e vdekjes së mëparshme më shumë se sa të merreni me ushtrime apo të evitoni obezitetin.

Shoqërimi largon stresin, dhe ka një lidhje të fortë midis stresit dhe problemeve të trurit ndërsa ne plakemi.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Miqtë dhe familja janë ilaçi më i mirë për trurin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Miqtë dhe familja janë ilaçi më i mirë për trurin Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi