Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Maqedoni u votua qetë, priten rezultatet zgjedhore

Shko poshtë

Në Maqedoni u votua qetë, priten rezultatet zgjedhore Empty Në Maqedoni u votua qetë, priten rezultatet zgjedhore

Mesazh nga D3M1 Sun Jun 05, 2011 8:48 pm

Në Maqedoni u votua qetë, priten rezultatet zgjedhore F.0605193919950_m
Të dielën u mbajtën zgjedhjet më të qeta në Maqedoni. Në ora 19.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa jehona e zgjedhësve ishte shumë e lartë.
Në bazë të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 17.00 kanë votuar mbi 54 për qind e votuesve të regjistruar.

Zyrtarë të KSHZ-së dhe vëzhguesit vendorë kanë raportuar gjatë ditës për disa parregullsi, por që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit të votimit. Në përgjithësi zgjedhjet rrjedhën në mënyrë të qetë, korrekte dhe qytetarët kanë shprehur lirshëm të drejtën e votimit.

Kutitë e votimit u hapën në orën 7.00, pa vonesa në 2.976 vendvotime në mbarë Maqedoninë, ndërsa për të parën herë u votua edhe në Diasporë, ku votuesit janë përcaktuar për tre deputetë që do të jenë pjesë e Parlamentit të Maqedonisë.

Partitë politike opozitare falënderuan votuesit, por duke përmendur edhe parregullsi gjatë votimit, ndërsa akuzuan partitë në pushtet

Ndryshe, pas një ore pritet të kenë rezultatet e para nga qendrat e votimit, për të publikuar më pas edhe shifra paraprake për votat dhe mundësinë e mandateve të fituara të deputetëve në gjashtë njësitë zgjedhore.

Sipas paralajmërimeve, pritet që KSHZ-ja para mesnate të dal me rezultate paraprake për disa zona votimi dhe rezultatet e partive politike për fitoren e mandateve të deputetëve në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Në Maqedoni u votua qetë, priten rezultatet zgjedhore Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Në Maqedoni u votua qetë, priten rezultatet zgjedhore Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi