Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Obama kthen sytė kah Evropa Qendrore dhe Lindore

Shko poshtė

Presidenti Obama kthen sytė kah Evropa Qendrore dhe Lindore Empty Presidenti Obama kthen sytė kah Evropa Qendrore dhe Lindore

Mesazh nga Albba Fri Jun 10, 2011 6:35 pm

Presidenti Obama kthen sytė kah Evropa Qendrore dhe Lindore F.0603001358880_m

Nė Korrik tė vitit 2009, njė grup pro-amerikan intelektualėsh dhe ish-politikanėsh nga disa vende tė ish-bllokut sovjetik i patėn dėrguar administratės sė Presidentit Obama njė letėr tė hapur me tė cilėn i kėrkonin administratės sė re nė atė kohė qė tė forconte, nė mėnyrė tė dukshme, lidhjet diplomatike dhe tė sigurimit me atė rajon jetik pėr interesat amerikane. Nė atė letėr, ata shfaqėn gjithashtu shqetėsimin e tyre kryesor se Evropa Lindore dhe Qendrore nuk ishte mė njė prioritet i diplomacisė dhe i politikės sė jashtme amerikane. Nėnshkruesit e letrės, ndėr tė cilėt, pėrfshiheshin ish-presidenti polak Lek Walesa dhe ish-presidenti Ēek Vaclav Havel, nė atė letėr shprehen si pro-amerikanė dhe shkruanin se i kanė njė borxh tė madh Amerikės pėr ndihmėn qė ajo dha pėr rrėzimin e komunizmit anė e mbanė Evropės Lindore e Qendrore. Nė tė njėjtėn kohė, intelektualėt dhe ish-politikanėt mė tė dalluar tė atij rajoni, shprehen tė shqetėsuar pėr atė qė nė sytė e tyre mund tė interpretohej si njė ē’angazhim i Amerikės nga ky rajon dhe gjithashtu shprehen shqetėsimin e tyre te thelle ndaj politikės sė Rusisė, tė cilėn ata e cilėsojnė nė letrėn dėrguar Presidentit Obama, si njė “fuqi revizioniste qė po ndjekė njė agjendė tė shekullit tė 19-tė me taktika tė shekullit 21”.

Tė Shtunėn qė kaloi, Presidenti amerikan, zoti Barak Obama i dha fund vizitės sė tij nė Evropė me njė ndalesė nė Varshavė tė Polonisė, ku u takua me kryetarė shtetesh nga Evropa Qendrore dhe Lindore, duke pėrfshirė edhe Presidentin e Shqipėrisė, Zotin Bamir Topi dhe Presidenten e Kosovės, Zonjėn Atifete Jahjaga. Nė sytė e shumė analistėve, kjo vizitė dhe takimi nė Varshavė i Zotit Obama me udhėheqėsit e rajonit ishte njė pėrpjekje pėr tė bindur evropianėt se angazhimi i tij, gjatė dy vjetėve tė fundit nė pjesė tė tjera tė botės, nuk u bė nė kurriz tė aleatėve tė Amerikės nė Evropėn Lindore e Qendrore. Gjatė njė konferencė shtypi nė Varshavė, sikur tė donte tė siguronte polakėt dhe tė tjerėt nė Evropėn Lindore, Presidenti Obama tha se “dua tė siguroj ēdonjėrin nė vendin tim, por edhe tė gjithė anė e mbanė botės se aleanca transatlantike (NATO) mbetet gurthemeli i politikės amerikane tė sigurisė”.

Prandaj nuk ėshtė pėr tu habitur nga deklarata e Kryeministrit polak, Zotit Donald Tusk i cili tha se ēėshtja mė me rėndėsi e bisedimeve qė ai pati me presidentin amerikan ishte sigurimi i Polonisė dhe shtoi se Presidenti Obama e siguroi atė se Polonia si njė vend anėtar i NATO-s do tė mbrohet nga NATO-ja.

Megjithėse gjatė kėsaj vizite nuk u nėnshkruan marrėveshje as nuk u bėnė premtime politike ose ekonomike, vizita e Zotit Obama nė Varshavė shėrbeu mė tepėr pėr tė treguar respektin dhe admirimin e tij pėr popullin polak dhe popujt e tjerė tė atij rajoni – me pėrfaqėsuesit e tė cilėve u takua aty – pėr ato qė ata kanė arritur gjatė 20 vjetėve tė fundit. Duke iu drejtuar popullit polak nė veēanti, por nėpėrmjet polakėve edhe popujve tė atij rajoni nė pėrgjithėsi, Presidenti Obama tha se “njė prej roleve tė rėndėsishme qė mund tė luaj Polonia, nuk ėshtė vetėm promovimi i ideve, por ėshtė qė ajo tė shėrbejė gjithashtu si njė shembull i gjallė pėr tė tjerėt, pėr tu treguar se ē’mund tė arrihet kur shtetet marrin seriozisht bėrjen e reformave”. Duke folur gjatė darkės sė shtruar pėr presidentet e rajonit, Presidenti Obama tha se “jemi shumė tė frymėzuar nga lulėzimi i demokracisė dhe i rritjes ekonomike nė kėtė rajon dhe jam i bindur se kjo do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen… Ne dėshirojmė tė jemi pjesė e kėtij procesi tė forcimit tė demokracisė dhe ekonomive tuaja, pasi mendojmė se nga kjo pėrfitojnė edhe Shtetet e Bashkuara”, tha Presidenti Obama.

Nė takimin e Varshavės ishin tė ftuar edhe Presidenti i Shqipėrisė, Zoti Bamir Topi, dhe pėr herė tė parė nė takime tė tilla tė kėtij niveli, Zonja Atifete Jahjaga pėrfaqėsoi Kosovėn, si president e saj. Kjo mbledhje kishte rėndėsinė e vet simbolike, sidomos pėr pėrfaqėsinė zyrtare tė Kosovės, falė kėmbėnguljes parimore tė Polonisė qė Kosova tė pėrfaqėsohej, megjithėse Varshava e dinte se, si rrjedhim, Serbia dhe Rumania nuk do tė merrnin pjesė, pasi kundėrshtojnė me kėmbėngulje pavarėsinė e Kosovės.

Duke u bazuar nė deklaratat e bėra nga dy pėrfaqėsuesit e shteteve shqiptare nė kėtė takim tė nivelit tė lartė, Presidentja Atifete Jahjaga dhe Presidenti Bamir Topi, Shqipėria dhe Kosova, nė kėtė takim, e ndjenė veten si tė ishin midis miqsh, tė cilėt mbėshtetėn dhe inkurajuan integrimin e plotė tė vendeve tė tyre nė proceset euro-atlantike. Presidenti i Shqipėrisė, Zoti Topi tha se integrimi i vendit tė tij nė Bashkimin Evropian konceptohet dhe pranohet nga shteti dhe shoqėria si alternativė prioritare nė kėtė drejtim. Ndėrsa Presidentja Jahjaga u shpreh se nga takimi i Varshavės, ajo mori mesazhin se dera ėshtė e hapur, pėr tė gjitha vendet, duke pėrfshirė edhe Kosovėn, pėr integrimin evropian si dhe pėr anėtarėsimin e tyre nė NATO dhe nė Kombet e Bashkuara.

Nuk kam parė ndonjė koment nga nėnshkruesit e letrės sė lartėpėrmendur drejtuar Presidentit Obama pothuaj dy vjet mė parė nga intelektualė dhe ish-politikanė evropiano-lindorė – qė tė mė lehtėsojė vlerėsimin nėse ata ishin tė kėnaqur ose jo me vizitėn e Zotit Obama nė Varshavė dhe me deklaratat e tij nė lidhje me marrėdhėniet midis Uashingtonit dhe vendeve tė Evropės Qendrore dhe Lindore, pėr tė cilat ata kishin shprehur shqetėsimin e tyre dy vjet mė parė. Por ėshtė e qartė nga letra e tyre se pa marrė parasysh angazhimet amerikane anė e mbanė botės, ata dėshirojnė qė Shtetet e Bashkuara, jo vetėm qė duhet tė vazhdojnė tė mbeten tė pranishme nė Evropė, por pėr mė tepėr ato duhet qė tė forcojnė rolin e tyre si njė “fuqi evropiane”, pėr tė kundėrshtuar ato qė ata i konsiderojnė si politika “revizioniste” tė Moskės nė Evropėn Qendrore e Lindore.

Angazhimi i Shteteve tė Bashkuara nė kėtė pjesė tė botės ishte kritik 20 vjet mė parė nė rrėzimin e komunizmit dhe nė vendosjen e paqes dhe stabilitetit nga Baltiku deri nė Adriatik. Jam dakord me nėnshkruesit e letrės sė hapur drejtuar Presidentit Obama dy vjet me parė se ky angazhim i Uashingtonit ėshtė i nevojshėm edhe sot, anė e mbanė Evropės, e sidomos pėr interesat shqiptare nė Ballkan, me qėllim qė mė nė fund Evropa tė jetė e bashkuar, e lirė dhe nė paqe pėr tė gjithė. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit nė Evropė, ėshtė nė interes tė Uashingtonit dhe i evropianėve, dhe gjithmonė kėrkon ri-angazhim tė pėrbashkėt nga tė dy anėt e Atlantikut dhe nevojiten investime tė reja tė vullnetit tė mirė.

Siē duket Kryeministri i Polonisė, Zoti Donald Tusk, nga takimet me Presidentin Obama fundjavėn e kaluar, mbeti i bindur pėr angazhimin amerikan ndaj vendit tė tij dhe pjesės tjetėr tė Evropės, kur jo vetėm nė emėr tė popullit polak, por edhe nė emėr tė gjithė evropiano-lindorėve – ai iu drejtua Presidentit amerikan, duke i thėnė se “Ne kėtu nė Poloni besojmė se Ju jeni njėri prej nesh”, duke zhdukur nė kėtė mėnyrė ēdo dyshim nga mendja e shumė vetave anė e mbanė Evropės mbi angazhimin e vazhdueshėm amerikan ndaj sigurimit dhe paqes nė Evropėn Qendrore dhe Lindore.
Albba
Albba
PrincesS
Besa-Bess
PrincesSBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 1505
Mosha : 29
Viti: : 25/08/1994
Vendbanimi: : Therand
Aktiviteti :
Presidenti Obama kthen sytė kah Evropa Qendrore dhe Lindore Left_bar_bleue80 / 10080 / 100Presidenti Obama kthen sytė kah Evropa Qendrore dhe Lindore Right_bar_bleue

Registration date : 07/05/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi