Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot debati për Shqipërinë në Parlamentin Europian

Shko poshtë

Sot debati për Shqipërinë në Parlamentin Europian Empty Sot debati për Shqipërinë në Parlamentin Europian

Mesazh nga D3M1 Tue Jun 14, 2011 8:01 am

Sot debati për Shqipërinë në Parlamentin Europian F.0614090740337_m
Situata politike në Shqipëri pritet të diskutohet të martën në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së në Bruksel.
Delegacioni i deputetëve shqiptarë, i përbërë nga 7 deputetë të PD-së dhe 7 të PS-së, është nisur për në Bruksel të hënën. Në rend të ditës së këtij komiteti do të jetë diskutimi mbi Progres-raportin që do të miratohet në 12 tetor dhe përmbushja e 12 kërkesave që Komisioni Europian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin. 14 deputetët shqiptarë do të qëndrojnë për dy ditë në Parlamentin Evropian, për të diskutuar në lidhje me objeksionet e palëve.

Takimi i sotëm në Parlamentin Europian është i treti gjatë kësaj legjislature në Parlamentin e vendeve anëtare të BE-së. Por ajo që i jep më shumë rëndësi këtij takimi thuajse rutinë që zhvillohet çdo gjashtë muaj mes palëve, është edhe situata e krijuar në Shqipëri pas zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Dy takimet e mëparshme dështuan të sintetizonin një deklaratë të përbashkët për Shqipërinë. Një ditë para nisjes për në Bruksel, deputetja dhe njëherësh Sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade tha se ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të 8 Majit në KQZ, do të jetë pjesë thelbësore e axhendës së shtatë deputetëve socialistë në Bruksel, raportoi BW.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Sot debati për Shqipërinë në Parlamentin Europian Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Sot debati për Shqipërinë në Parlamentin Europian Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi