Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

34-vjecarja zgjohet adoleshente.

Shko poshtë

34-vjecarja zgjohet adoleshente. Empty 34-vjecarja zgjohet adoleshente.

Mesazh nga Nora Fri Jun 17, 2011 8:50 pm

34-vjecarja zgjohet adoleshente. 18-amnezia_1706112158_1


Shtrihet për të bërë gjumin e darkës, por 34-vjeçarja zgjohet në mëngjes adoleshente. Naomi Jacobs u zgjua në shtëpinë e saj, por pësoi një zhgënjim të thellë, kur nuk gjeti në dhomë motrën e saj, kur nuk dëgjoi prindërit që hanin mëngjes në katin e poshtëm, kur pa se në dhomën ngjitur ishte një fëmijë dhe në pasqyrë u shfaq ajo, por afër 20 vjet më e moshuar.

Në panik të plotë, Naomi filloi të pyeste veten e saj se cila ishte realisht, nga vinte, çfarë bënte në këtë shtëpi që nuk ishte aspak familjare për të.

Në mënyrë instiktive, ajo krijoi një numër telefoni (këtë e mbante mend) dhe në anën tjetër të receptorit ishte motra e saj. “Nuk e di ku jam dhe çfarë po më ndodh”, ishin fjalët e para që tha. Nuk vonoi shumë kur në shtëpinë e saj ia behu e motra dhe shoqja e saj më e mirë.

“E kalova atë ditë duke qarë për gjërat që kisha humbur. Isha shumë konfuze, kisha humbur shkollën, miqtë, shëtitjet në park, shtëpinë. Isha ende Naomi, por nuk jetoja më në Kansas”, tha Naomi, pasi e mori veten nga trauma e pësuar.

Mjekët shpjeguan se Naomi kishte pësuar një amnezi globale transitore që manifestohet me humbje të përkohshme të memories. Ky problem është pasojë e stresit të madh dhe fshin memorien emocionale.

“Në periudhën e black outit ka qenë çdo gjë shumë e vështirë, Mjeku më tha që të mos sforcoja memorien time, sepse çdo gjë duhet të kthehej normalisht. Por ishte e sikletshme që isha një adoleshente me trupin e një 34-vjeçareje. Po ashtu, e përjetova shumë keq faktin se ëndrrat e mia nuk është realizuar. Isha një nënë 'single' dhe nuk isha martuar kurrë. Punoja 13 orë në ditë dhe e kisha lindur djalin tim në ujë”, tha Naomi, transmeton TCH.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
34-vjecarja zgjohet adoleshente. Left_bar_bleue100 / 100100 / 10034-vjecarja zgjohet adoleshente. Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi