Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OSBE/ODIHR: Nota maksimale për zgjedhjet

Shko poshtë

OSBE/ODIHR: Nota maksimale për zgjedhjet Empty OSBE/ODIHR: Nota maksimale për zgjedhjet

Mesazh nga D3M1 Sat Jun 18, 2011 9:29 am

OSBE/ODIHR: Nota maksimale për zgjedhjet F.0616184954392_m
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit në Maqedoni kanë marrë vlerësime të shkëlqyera nga misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR. Ky vlerësim u dha tw enjten në një takim midis shefit të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Julian Pil Jejts dhe ministrit të jashtëm, Antonio Milososki.
Jejts deklaroi se zgjedhjet e 5 qershorit ishin të organizuara në mënyrë të rregullt dhe në një atmosferë demokratike, si dhe në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare, njofton INA.

Shefi i misionit vëzhgues ka shprehur mirënjohje për standardet e realizuara në mënyrë të njëjtë në tërë territorin dhe njësitë zgjedhore në vend. Sipas tij, raporti përfundimtar mbi zgjedhjet do të dorëzohet në shtator, ku do të ketë megjithatë rekomandime për përmirësimin e legjislacionit në sferën e kodit zgjedhor.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Milososki ka falënderuar zyrtarët e OSBE/ODIHR për angazhimin e tyre gjatë tërë procesit zgjedhor në Maqedoni dhe ka shprehur kënaqësinë për vlerësimet e bëra mbi zgjedhjet.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
OSBE/ODIHR: Nota maksimale për zgjedhjet Left_bar_bleue100 / 100100 / 100OSBE/ODIHR: Nota maksimale për zgjedhjet Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi