Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ermira Mehmeti udhëheq eurointegrimet?

Shko poshtë

Ermira Mehmeti udhëheq eurointegrimet? Empty Ermira Mehmeti udhëheq eurointegrimet?

Mesazh nga D3M1 Sat Jun 18, 2011 9:30 am

Ermira Mehmeti udhëheq eurointegrimet? F.0617145436124_m
Bisedimet mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-së për formimin e qeverisë së re po shkojnë sipas planifikimeve.
Burime nga partia BDI, për portalin Zhurnal kanë konfirmuar se dy partitë janë duke zhvilluar takime intensive rreth platformës së përbashkët e cila do të jetë pjesë e programit qeveritarë në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë.

Në partinë e Ahmetit thonë se bisedimet janë konstruktive dhe se partia e Gruveskit ka shprehur gatishmëri që edhe pjesë të platformës zgjedhore të BDI-së, të jetë pjesë e programit qeveritarë. BDI-ja edhe më tej insiston që pas harmonizimit të qëndrimeve për formimin e qeverisë së re marrëveshja me shkrim të firmoset nga dy liderët, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti.

Edhe pse dy partitë nuk kanë kaluar në fazën e ndarjes së resorëve, kësaj radhe partia e Ahmetit do të kërkojë qasjen e kuadrove të saj në të gjitha institucionet shtetërore.

Sipas të njëjtave burime, BDI-ja kërkon pesë poste ministrore, plus zëvendëskryeministrin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, pesë poste të zëvendësministrave dhe po aq poste të sekretarëve shtetërorë.

Zyrtarë të lartë të BDI-së, kanë konfirmuar se VMRO-DPMNE-ja ka shprehur gatishmëri që sekretariati për çështje evropiane të udhëhiqet nga kudër i kësaj, si një ndër emrat më të përfolur për të merë timonin e eurointegrimeve përmendet emri i deputetes, Ermira Mehmeti-Devaja.

Pjesë e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, do të jetë edhe përmbyllja e rasteve të Hagës dhe zgjidhja e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Ermira Mehmeti udhëheq eurointegrimet? Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ermira Mehmeti udhëheq eurointegrimet? Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi