Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genta promovon albumin e ri

Shko poshtë

Genta promovon albumin e ri Empty Genta promovon albumin e ri

Mesazh nga Nora Sun Jun 19, 2011 11:59 am

Genta promovon albumin e ri Genta-Ismaili

Ka zgjedhur publikun e diasporës e që të shtunën të promovojë albumin e saj më të ri të titulluar “Guximi”, që përmban shumë këngë të reja dhe që Genta Ismajli edhe një herë ka guxuar dhe ka bërë një hap të madh në realizimin e këtij projekti muzikor në kohën kur asnjë këngëtar nuk po realizon albume për shkak të shpenzimeve financare dhe, në anën tjetër, pa asnjë përfitim material pasi këngët menjëherë fillojnë të shkarkohen në internet.
Por ja që Genta ka vendosur që për fansat e saj të realizojë këtë projekt me disa këngë të reja, si dhe disa hite të saj, të cilat i ka realizuar më herët, por që janë pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ekstravagante edhe këtë herë me një veshje seksi, Genta është shfaqur para publikut shqiptar në Zvicër me një performancë të jashtëzakonshme, duke treguar se ende është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, shkruan revista Kosovarja.
Ishte thënë që kënga e fundit rock balada “Pa ty” është huazuar nga një rock grup amerikan, që kishte realizuar këngën në vitin’95, por deri më tani Genta nuk ka reaguar për këtë lajm.
Megjithatë, siç duket, fansat e saj pranojnë gjithçka që realizon këngëtarja, qoftë ajo edhe e vjedhur. Për promovimin e albumit, Genta kishte zgjedhur një veshje tejet ekstravagante ngjyrë hiri dhe i gjithë publiku i pranishëm ka lënë sallën në orët e hershme të mëngjesit, të kënaqur nga performanca e këngëtares së njohur.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Genta promovon albumin e ri Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Genta promovon albumin e ri Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi