Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Laptopi i ri i Samsung mbushet me energji diellore

Shko poshtë

Laptopi i ri i Samsung mbushet me energji diellore  Empty Laptopi i ri i Samsung mbushet me energji diellore

Mesazh nga D3M1 Tue Jun 21, 2011 2:23 pm

Laptopi i ri i Samsung mbushet me energji diellore  F.0621150002170_210
Të gjithë amerikanët dhe rusët që duan të kujdesen për ambientin, dhe të jenë miqësor me të, tani e kanë mundësinë të blejnë një laptop i cili mbështetet me energji diellore.

Brenda pak ditësh, kompania Samsung do ta lansojë modelin e saj të ri të laptopit - Samsung NC215S Solar Powered, i cili fillimisht do të lansohet në SHBA dhe Rusi.

Laptopi i cili e kursen energjinë dhe furnizohet me energji diellore, më 3 korrik do të jetë në dispozicion në tregun amerikan.
Samsung NC215S duhet t’i ekspozohet diellit për më shumë se dy orë, për të fituar një orë energji për punë në laptop.

Për më shumë, Samsung thotë se kur ju e mbushni laptopin me energji, kohëzgjatja e punës me të mund të shkojë deri në 14 orë përdorimi.

Për më shumë, Samsung NC215S posedon edhe ekranin me 10.1 inç, 1024 x 600 piksel, 1GB RAM, procesorin 1.66 GHz Intel Atom N570 dual-core, ndërsa me të gjitha këto karakteristika i njëjti pritet të kushtojë rreth 400 dollarë.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Laptopi i ri i Samsung mbushet me energji diellore  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Laptopi i ri i Samsung mbushet me energji diellore  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi