Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesiq krahason Dodikun me Miloshevicin

Shko poshtë

Mesiq krahason Dodikun me Miloshevicin Empty Mesiq krahason Dodikun me Miloshevicin

Mesazh nga D3M1 Sun Jun 26, 2011 8:13 am

Mesiq krahason Dodikun me Miloshevicin F.0624150036877_m
Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic thotë se Evropa duhet që të “hedhë” jashtë jetës politike presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, sepse ai bën “gjithçka për të shkatërruar” Bosnje e Hercegovinën.
Mesic në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard” e ka krahasuar Dodikun me Slobodan Miloshevicin.

Ai ka konstatuar se çelësi për zgjidhjen e problemeve në Bosnje, megjithatë gjendet më shumë në Beograd e më pak në Banjallukë.

“Dodik dikur e ka kundërshtuar Slobodan Miloshevic. Megjithatë, sot udhëheq politikë të njëjtë, sikurse Miloshevic, por me mjete tjera, pa tankse dhe gjenocid, por me mjete politike”, ka thënë Mesic.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë pozicionin e përfaqësuesit të lartë, i cili duhet ta ketë mundësinë që t’i “largojë” nga jeta politike, ata që duan ta shkatërrojnë Bosnjën.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Mesiq krahason Dodikun me Miloshevicin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Mesiq krahason Dodikun me Miloshevicin Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi