Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fansat nuk e pëlqejnë klipin e këngës së Tunës

Shko poshtë

Fansat nuk e pëlqejnë klipin e këngës së Tunës Empty Fansat nuk e pëlqejnë klipin e këngës së Tunës

Mesazh nga Nora Mon Jul 04, 2011 7:09 am

Fansat nuk e pëlqejnë klipin e këngës së Tunës Thumbnail.php?file=Untitled_1_383383601

Ka kaluar gati një javë që kur është lansuar videoklipi i këngës më të fundit të Tuna Sejdiut, që flet edhe mbi ndarjen e saj nga bashkëshorti, por ky videoklip nuk është pritur shumë mirë nga fansat dhe publiku shqiptar. Klipi është realizuar nga produksioni Entermedia dhe shumë qartë përshkruan gati çdo element të këngës që nga fillimi e deri në fund. Tuna shfaqet me një ndryshim look-u dhe shumë sensuale, por disi e trishtuar, ndoshta nga fakti se klipin e ka xhiruar në ditët shumë të vështira dhe në momentet që është dashur të vendosë për fatin e lidhjes së saj. Më t’u hedhur në youtube klipi nuk ka marrë shumë klikime (rreth 10 mijë), por ka marrë dhe shumë mospëlqime (dislike), raporton Panorama plus. Po t’i hedhësh një sy linkut më shumë sheh dislike se sa like gjë që është bërë gati si sëmundje ndoshta tek të gjithë videoprojektet e reja për këngëtarët shqiptarë. Madje të njëjtin klip e kanë vërshuar edhe shumë komente të cilat bëhen kundër këngëtares por vetëm për klipin pasi kënga kishte marrë pëlqimin që nga promovimi i parë që bëri këngëtarja. Mos ndoshta kjo bëhet si ofensivë kundër këngëtares për t’iu hakmarrë në ndonjë mënyrë? Kjo akoma nuk dihet, por mjafton që ajo nuk ndalet, vazhdon punën e saj më një intensitet shumë më të madh, duke hedhur në qarkullim edhe foto të reja në të cilat shfaqet shumë elegante dhe seksi.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Fansat nuk e pëlqejnë klipin e këngës së Tunës Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Fansat nuk e pëlqejnë klipin e këngës së Tunës Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi