Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese

Shko poshtë

Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese Empty Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese

Mesazh nga Nora Mon Jul 04, 2011 5:08 pm

Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese F.0704151144109_m

Vokalisti i rok grupit “Minatori”, Naser Gjinovci, i cili gjatë performancës së tij ditë më parë në koncertin kushtuar Ramush Haradinajt, lëshoi një të sharë për shkak të parregullsive teknike, ka thënë se në jetën e përditshme nuk e ka zakon të shajë, por në situata të tilla mund të ketë edhe shprehje jo të mira.
Gjatë një prononcimi për gazetën “Infopress” ai ka pohuar se në evenimente të tilla e gjithë çfarë i intereson atij është ana profesionale dhe asgjë më shumë.

“Në jetën time private kam shumë shoqëri dhe jo vetëm anëtarët e grupit, por më gjerë. Por, kurrë në jetë nuk e kam sharë asnjë shok, asnjë të afërm, sikur e kanë zakon çdo e dyta shoqëri të shahen. Nuk jam njeri që kam dëshirë të shajë. Jam njeri që jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese. Shprehjet e tilla vijnë në momente apo reaksione kur nuk e ke asnjë mundësi me e shpreh një situatë ekstreme”, ka thënë Naseri duke shtuar se atij i intereson vetëm ana profesionale kur është pjesë e ndonjë koncerti.

“Nuk më interesojnë divergjencat apo rreshtimet, por mua më intereson ana profesionale. Duhet të mësohen se nuk është e gjithë muzika në një CD, mirëpo ka edhe njerëz që këndojnë gjallë dhe teknika duhet të ketë një përgjegjësi e t’ju ofrojë kushte. Nuk mund të ndihemi mirë nëse qëndrojmë 20 minuta në skenë. Dhe arsyeja e dytë, evenimentet e tilla bëhen vetëm sa për e faqe dhe nuk organizojnë koncerte të mira prandaj ka përfunduar me një të sharë me teknikë e me elektronikë. Mirëpo, këto momente nuk ka sesi i artikulon ndryshe njeriu, vetëm në një fjalë magjike”, ka pohuar Minatori.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Naseri: Jam i zhveshur nga shprehjet ofenduese Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi